• |
ide | kryesore

Papunësia në Eurozonë bie në nivelin më të ulët në një dekadë

Lajme



Papunësia në Eurozonë ka rënë në nivelin më të ulët që nga faza më akute e krizës financiare botërore, një dekadë më parë.

Agjencia për statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat, tha të premten se norma e papunësisë në korrik ka qenë 8.2%.

Shifra është më e ulta qysh në nëntor të vitit 2008, kur papaunësia ka marrë hov pas kolapsimit të bankës së investimeve në SHBA, Lehman Brothers.

Papunësia ka arritur kulmin prej 12.1% në vitin 2013, kur kriza, së paku për Eurozonën, është shndërruar në krizë të borxhit qeveritar, e përqendruar kryesisht në Greqi.

Eurostat tha se 16.82 milionë njerëz kanë qenë të papunë në Eurozonë në muajin korrik, 82 mijë më pak se muajin paraprak, shkruan rel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *