• |
ide | kryesore

Real Madrid ka një tjetër numër 7, por tifozët qeshin kur bëjnë krahasimin

Sport



Real Madrid ka fshirë përfundimisht Cristiano Ronaldo, duke i dhënë fanellën me numër 7, që për 9 sezone ishte e kampionit portugez, një tjetër futbollisti. Mariano Diaz, sulmuesi 25 vjecar, i rritur në akademinë e Los Blancos, vjen nga një sezon pozitiv me fanellën e Lyon (21 gola në 42 ndeshje). Sulmuesi i ri i merengues është prezantuar në Stadio Bernabeu e, pas prezantimit ka shijuar fushën e blertë. “Për mua gjëja e rëndësishme nuk është numri, edhe pse është krenari të mbaj këtë numër që e kanë patur legjendat e këtij klubi. Ishte i lirë dhe isha shumë entuziast për ta mbajtur” komentoi Diaz.

Vetëm se që nga tifozët e pranishëm në Santiago Bernabeu për të parë numrin e tyre 7 e deri tek ata që nuk deshën të marrin pjesë në prezantimin e Diaz, krahasimi me të kaluarën nuk i lë të qetë. Real donte të zëvendësonte Cristiano Ronaldon, madje i dha edhe fanellën e portugezit 25 vjecarit të rikthyer në Bernabeu, por zëvendësimi nuk është i gjetur.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *