• |
ide | kryesore

Shorti i Europa League: Milan me fat, por jo Lazio

Sport



Europa League mund të jetë kompeticioni i dytë për nga rëndësia i UEFA-s, por edhe aty nuk mungojnë klubet e mëdha. Milan buzëqesh pas shortit të hedhur në Montecarlo, Chelsea po ashtu së bashku me Arsenal, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Lazion e shqiptarëve: këto janë gjendjet shpirtërore pas hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Europa League. Kuqezinjtë kanë evituar rreziqet që vinin nga Chelsea e Arsenal në vazon e parë, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për londinezet. Olympiaco, Real Betis e Dudelange, debutuese absolute në këtë fazë do të jenë kundërshtarët e Milan. Asnjë problem për Chelsea të përballet me Paok, Bate Borisov e VIDI, ndërsa Arsenal do ti duhet të bëjë llogaritë me një grup me Sportingun e Lisbonës, Qarabag të Ansi Agollit e që eleminoi Kukësin si dhe polakët e Vorskla. Short i hidhur për Lazion e Tares e Strakoshës që do të sfidojnë Marseille, Eintracht Frankfurt e Apollon Limassol.

Në Montekarlo është hedhur sot shorti i fazës me grupe të Europa League.

SHORTI

GRUPI A
Bayer Leverkusen
Ludogorets
Zurich
Aek Larnaka

GRUPI B
Salzburg
Celtic
HB Leipzig
Rosenborg

GRUPI C
Zenit San Petersbourg
Copenaghen
Bordeaux
Slavia Praga

GRUPI D
Anderlecht
Fenerbahce
Dinamo Zagreb
Spartak Trnava

GRUPI E
Arsenal
Sporting Lisbona
Qarabag
Vorskla

GRUPI F
Olympiacos
Milan
Real Betis
F91 Dudelange

GRUPI G
Villareal
Rapid Vienna
Spartak Mosca
Rangers Glasgow

GRUPI H
Lazio
Marsille
Eintracht Frankfurt
Apollon Limassol

GRUPI I
Besiktas
Genk
Malmo
Sarpsborg

GRUPI J
Sevilla
Krasnodar
Standard Liezh
Akhisarspor

GRUPI K 
Dinamo Kiev
Astana
Rennes
Jablonec

GRUPI L
Chelsea
Paok
Bate Borisov
VIDI

Janë plot pesë klube që marrin pjesë për herë në këtë fazë të kompeticionit të dytë më madhor europian për klube: Akhisar, Belediyespo, Jablonec, Spartak Trvana, Dudelange dhe Sarpsbor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *