• |
ide | kryesore

Sulmuesi i Milan firmos për Tiranën, deçiziv Ze Maria

Sport

Shumë shpesh janë përcaktuar të ardhur nga klube të njohur, edhe kur ishin shkëputur prej kohësh prej tyre, por ky nuk është rasti i Nnamdi Oduamadi. Sulmuesi nigerian vërtetë ka vetëm një prezancë me Milan, por është prej 8 vjetësh në pronësinë e kuqezinjve, që kur u mor nga Genoa në 2011 dhe tani do të jetë pjesë e Superiores me fanellën e Tiranës.


27-vjeçari është lëvizja in-extremis e bardhebluve pikërisht në ditën e fundit të merkatos. Në këtë tratativë të formalizuar nga Drejtori Ekzekutiv, Hektor Çomo, deciziv ka qenë tekniku Ze Maria. Braziliani njihet për preferencat që ka për futbollistët afrikan dhe fakti që ish-mbrojtësi i Inter është trajner i 24 herë kampionëve e ka bindur edhe sulmuesin të pranojë ofertën kryeqytetase.


Ardhja e Oduamadi shihet me shumë pozitivitet në ambjentet e Tiranës, duke qenë se në daljet e para të kampionatit ofensiva bardheblu la shumë për të dëshiruar: asnjë gol i shënuar në 180 minuta.

19 gola në karrierë për 27 vjecarin nuk është se janë shumë, por po të marrësh sezonin e fundit kur Oduamadi ishte i huazuar tek Helsinki 7 gola në 28 prezenca nuk është edhe keq.

Nigeriani ka luajtur në shumë skuadra si Torino, Varese, Breshia, Helsinki gjithnjë në formë huazimi, ndërsa pas përfundimit të kontratës me Milan është bërë lojtar i skuadrës së Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu