• |
ide | kryesore

Thaçit i del kundër edhe Kadri Veseli: Ndryshimi i kufijve kundër interesave të Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe Kryetari i PDK-së, dikur partia e Hashim Thaçit, Kadri Veseli ka dalë kundër idesë së Presidentit për “korrigjim kufijsh”. Ai përmes një konference të jashtëzakonshme ka dhënë qëndrimin e partisë së tij për këtë çështje.

Sipas Veselit, idetë e fundit janë skenar jashtë interesave të Kosovës dhe partnerëve të vendit.

“Ngritja e kësaj teme të rrezikshme, do ta dëmtojë Kosovën në dialog”, tha kryeparlamentari Veseli në konferencën e jashtëzakonshme për media të partisë së tij, e cila nisi një orë me vonesë nga paralajmërimi.

“Temat e ndarjen nuk i japin fuqi Kosovës, por krijojnë panik dhe pasiguri tek qytetarët tanë”, tha kreu i PDK-së, duke folur për idenë që po e promovon ish-bashkëpartiaku dhe bashkëpunëtori i tij i afërt Hashim Thaçi.

“Shteti i Kosovës, integriteti i Kosovës janë të shenjta. Në të njëjtën kohë nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive”, ka thënë ai.



1 Comment

  1. Kush nuk i ka dal kunder Thacit? Vetem Baton Haxhiu. Edhe nga Partia e tij i kane dal kunder publikisht personat me te afert te tij, Veseli, Edita Tahiri, Memli Krasniqi. Kurs Pro tij ka dal vetem Baton Haxhiu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *