• |
ide | kryesore

U-21/ Shqipëria me Abazaj e Ramadanin kundër Spanjës e Italisë

Sport



Dy ndeshje të rëndësishme, edhe pse njëra prej tyre është miqësore. Por emrat e kundërshtarëve nuk lënë vend për eksperimente dhe tekniku, Alban Bushi, nuk ka ndërmend të bëjë figurë të keqe. Në fakt në zgjedhjet e teknikut të përfaqësueses Under -21 kuptohet dicka edhe nga idetë e Christian Panucci në lidhje me Ligën e Kombeve dhe ndeshjen kundër Izraelit. Bushi ka bërë të ditur listën e futbollistëve të grumbulluar për takimin që do të zhvillohet në Kordoba, ndaj Spanjës, për Europianin 2019, por edhe miqësoren me Italinë. Vetëm 5 futbollistë në preferencat e Bushit luajnë në kampionatin tonë, ndërsa spikat grumbullimi i Kristal Abazajt dhe Ylber Ramadanit.

“Matematikisht jemi ende në garë për vendin e dytë në grup. Këtë radhë skuadra është e komplektuar. Jemi fizikisht shumë mirë. Do të bëjmë më të mirën tonë, duke njohur natyrisht edhe limitet tona, por edhe peshën e kundërshtarit në fushë. Edhe pse nuk futemi kurrsesi me frikë në këtë ndeshje”,- deklaroi Bushi.

Ndeshja zyrtare eleminatore Spanjë-Shqipëri do të luhet në datë 6 shtator, ora 20.00 në Cordoba, ndërsa takimi miqësor me Italinë, pas pesë ditësh në Cagliari, në datë 11 shtator, në orën 18.30.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *