• |
ide | kryesore

VIDEO/ Aksident në Bulqizë, makina del nga rruga, plagosen rëndë 4 shtetas maqedonas

Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë. Mësohet se një automjet me të cilin udhëtonin katër shtetas të Maqedonisë ka dalë nga rruga.

Makina “Citroen” me targa maqedonase SU324SB, e cila udhëtonte në drejtim të Tiranës, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Vajkal.

Sipas policisë së Dibrës, nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjetit, çka ka bërë që shoferi të humbasë kontrollin e makinës.

Për pasojë mjeti ka dalë nga rruga në një pjesë të dëmtuar të saj, duke lënë të plagosur katër personat që ndodheshin në makinë.

Dy prej të plagosurve, të cilët ndodhen në gjendje më të rëndë janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *