• |
ide | kryesore

Video/ Nga Higuain nuk ka gjurmë, Milanin ndaj Romës e nderon Cutrone

Sport, Video



Milan merr një fitore të rëndësishme përballë Romës, e para në këtë kampionat. Kuqezinjtë ishin kërkues dhe vendosën diktatin në mesfushë, përpara se të shënonin golin e avantazhit në minutën e 41 me Kessie. Një veprim inteligjent i Rodriguez i ka dha mundësinë Kessie të shënojë golin e parë në këtë kampionat.

Roma nuk mund të hiqte dorë lehtë nga një ndeshje delikate dhe me rifillimin e lojës ka barazuar rezultatin në 1-1. Pikërisht në minutën e 59 Fazio u tregua i saktë, duke mposhtur portierin Donnarumma.

Higuain kërkon golin e parë me fanellën e Milan, por edhe kur e gjen, ndalohet nga VAR. Sistemi teknologjik ndalon edhe Nzonzi ti gëzohet golit të parë italian, por ndeshje u vendos nga Cutrone, në minutën e 4 shtesë.

3 pikë për Milan me një ndeshje akoma për të luajtur, atë kundër Genoas, ndërkohë që Roma merr humbjen e parë sezonale, por mbetet me një pikë më shumë se kuqezinjtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *