• |
ide | kryesore

​Veseli: Kurrë nuk do të ketë pazar për Mitrovicën, Lugina mund t’i bashkohet Kosovës

Lajme, Të fundit



Kryetari i Kuvendi të Kosovës, njërit edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë të shtunën në Prizren se kufijtë në Kosovë i ka garantuar gjaku i dëshmorëve të kombit, të gjithë bashkëluftëtarëve të tij, komandantit legjendar, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, e mijëra bashkëluftëtarëve tjerë.

“Askush nuk i cenon kufijtë e Kosovës, ne duhet të punojmë bashkë që t’i forcojmë ata, t’i forcojmë simbolet e shtetit. Shteti i Kosovës është i shenjtë, sovranitet dhe integrimit është i shenjte”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, duhet të pas parasysh se shteti i Kosovës është multietnik, ku shumicën dërmuese e përbëjnë shqiptarët, por në të njëjtën kohë Kosova ka obligim ndaj shqiptarëve që jetojnë në të gjithë botën, por më së shumti nevojë kanë qytetarët më të diskriminuar në Evropë, shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Ata janë vëllezërit tanë nga Lugina e Preshevës. Do të punojmë fuqishëm që ata ose të jenë në shtetin tonë të pavarur dhe sovran, Republikën e Kosovës, ose domosdoshmërish Serbia t’i respektojë ata ashtu siç i respektojmë ne serbët këtu”, ka theksuar tutje ai.

I pyetur nga TV Besa për Mitrovicën dhe mundësinë që të bëhet pjesë e ndonjë pazari me Serbinë, Veseli është treguar i vendosur në përgjigjen e tij.

“Kurrë nuk do të ketë pazar me Mitrovicën. Mitrovica është e shenjtë. Ata që vetëm e qojnë ndërmend të flasin për pazar me Mitrovicën, ata janë vetë që ndjellin të keqën për Kosovë. Unë, presidenti i Kosovës dhe kryeministri jemi të vendosur ta çojmë përpara Kosovën. Do të punojmë bashkërisht për Mitrovicën, është pjesa e Lagjes së Re në lumin Ibër, te Liqeni që do ta zbukuroj Mitrovicën dhe në të njëjtën kohë shqiptarët dhe serbët do të jetojnë në një qytet të bashkuar”.



2 Comments

    1. tashme ,ne arenen nderkombetare ne shqiptaret per ceshtjet e padrejtesive 1 shekullore nuk kemi te drejte te bisedojme me kriminelet qe per 1 shekull na shkatrruan dhe shpopulluan mbi 750 fshatra te kosoves camerin ne maqedoni,dhe gjith hapsiren shqiptare ,por si krimin si kriminelet si perkrahesit duhet cuar ne gjykate nderkombetare si ceshtje ,perderi sa bota krimin e ndeshkon ,kriminelet shekullore ndaj nesh ne hapsiren shqiptare per nji shekull ,tashme nuk kan asnje te drejte keto shtete duhet te cdemtojne deri me 1 kombin shqiptare per gjith cfar ju kan bere,ne nje shekull tu kthejne territoret ,por r territore,por sapo ky popull te ngrihet me filles diasporen intelektualet drejtesin te verteten ,keto banda do zbulohen asimilohen dhe do tu thuhet te drejtat shkoni dhe gjeni ne vendin tuaj ne ato territore qe nuk jan shqiptare ,nga ju vuajtem 1 shekull kurse ju do vuani nje shekull nga vetja juaj perse ju keni pranuar padrejtesi dhe tani ju vin frytet e saje nuk eshte fajio shqiptareve por tuaj dhe juai para ardhesve tuaj per shkak te angazhimit ne padrejtesi ndaj nesh,ne nuk ju kemi gje borxh ju na detyroheni shum,rreagimi cdo njeriu mbi siperfaqen e tokes dihet urrejtja hakmarrja ndeshkimi shkatrrimi nese sju pelqejne ndeshkimi largohet ndalet vetem me pendim ndjes hak,per rrugen qe njeriu i sherben ate qe mbjell pacmangeshem do korrin ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *