• |
ide | kryesore

Aksident në Berat, plagosen bashkëshortët

Lajme



Një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Dy mjete u përplasën me njëri tjetrin në aksin rrugor Berat-Poliçan në vendin e quajtur Uznovë e madhe paraditen e sotme. Për pasojë burrë e grua që udhëtonin Drejt Poliçaanit mbetën të plagosur. Nake Ajdini dhe gruaja e tij kanë marrë lëndime të lehta dhe u shoqëruan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ata udhëtonin në një makinë tip “Reno” që u përplas me një “Pezho” Drejtuesi i mjetit tjetër, Taulant Toska nuk ka pësuar lëndime. Policia lokale kreu veprimet e para në vengjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ OraNews



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *