• |
ide | kryesore

Çinari, kura për të qetësuar tifozët e Partizanit

Sport



Në vigjilje të ndeshjes me Kastriotin e në një atmosferë jo entuziaste për shkak të lëvizjeve të fundit të merkatos, ku më shumë ishin largime se ndonjë emër që të joshte fantazinë e tifozëve, Partizani prezanton blerjen e minutave të fundit të afatit për merkaton.

Klubi njoftoi marrëveshjen me KF Vllaznia për blerjen e kartonit të Erald Çinarit me titull definitiv për tre vitet e ardhshëm. Mesfushori shkodran me tipare sulmuese ka qenë një nga elementët më të spikatur të kuqebluve në sezonin e tyre të errët që i zbriti nga Kategoria Superiore.

Çinari do të mbajë fanellën me numrin 7 dhe është zëvendësuesi ideal për vendin e lënë të lirë nga Progni. Bashkë me Hebajn, 21 vjecari do të formojë dyshen që bëri aq mirë në Shkodër dy vjet më parë.

Çinari është emri i vetëm që ka bërë tifozët kryeqytetas të bien dakord, në kohën kur deri tani nuk kanë qenë aspak dakord me mënyrën si është vepruar në merkato nga drejtuesit e Partizanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *