• |
ide | kryesore

Eni Vasili tregon përse u largua nga News 24 për në Top Channel

Lajme, Të fundit



Gazetarja e njohur Eni Vasili ka folur publikisht për herë të parë, për transferimin e saj dhe të emisionit “Studio e Hapur” nga News 24 te Top Channel. Në një intervistë për gazetaren Alda Bardhyli në gazetën Mapo ajo tregon motivet që e nxitën për të bërë këtë hap pas 5 vitesh aty.

“Nuk them asgjë të fshehtë nëse pohoj gjithashtu që gushti i nxehtë më ka përfshirë në negociatat më të ethshme, ato me Top Channel. Negociatat zgjatën gati një muaj dhe ka qenë edhe kjo një përvojë që më ka pasuruar. Vendimi nuk ka qenë i thjeshtë dhe negociatat kanë qenë komplekse por të frytshme për sa kohë interesi i përbashkët është t’i japim tregut mediatik një produkt dinjitoz me parametra profesionalë që shpesh mungojnë në studiot e debatit televiziv”, rrëfen Vasili për periudhën e negociatave, përpara se të hidhte këtë hap të rëndësishëm.

E pyetur për mënyrën se si u si u largua nga ‘News24’, Eni Vasili, thotë se ka marrë shumë telefonata nga pjesëtarët e stafit me të cilët punoi për 5 vite, si dhe falenderon pronarin e kësaj media, Irfan Hysenbelliu, i cili e mbështeti në fillesat e projektit të saj.

Pasi tejkalon kohën që punoi në “News 24”, gazetarja tregon arsyen, se përse lëvizi për median e re ku do të punojë.

“Sepse Top Channel është Top Channel, televizioni që lindi si një ëndërr e dikujt dhe u bë ëndrra e shumëkujt. Është një nga pasuritë dhe asetet më të rëndësishme kombëtare, një shtëpi mediatike që çdokush do të donte ta ndjente veten pjesë. Jam sigurisht e lumtur që “Top Channel” më ftoi të jem pjesë e skuadrës dhe shpresoj ta justifikoj besimin”, rrëfehet Eni Vasili.



8 Comments

  1. Asgje nuk paska thene Eni. Brockulla. Topi eshte ne renie te lire pa kthim. Eni vasili le te gezoje ca muaj por audienca e topit ka ikur per lesh. Topi me gjithe pronare e drejtore kane ikur per lesh. Eni eshte nje gazetare mediokre . Vetem ilva tare e sonila meco jane gazetare gra te pershtatshme per televizion… Eni fycke . Xhunga deshtim ka qene qe diten e pare. nje zot e di kush e la aq gjate ne ekran xhungen. Me sa eshte thene, top channel shkoi te eni se nuk pranoi sonila meco.

  2. Tregu mediatik,jo vetem nuk ka marre prej emisionit tend,moj Eni,as produkt dinjitoz,e aq me pak parametra profesional.Ka qene thjesht,nje cfaqje e servilizmit tend,e sidomos ndaj Rames (e cfaqje shume trashe ne rastet kur e ke patur te ftuar),dhe seleksionoje ,ose perpiqeshe ta beje kete hapur,kur i ftuari nuk ta varte,por vijonte me te tijen.Ajo qe nuk thua,eshte se tek TOP-i ti shkon prej Blushit,llafet e tjera jane fukarallek.

  3. Sepse tek -top -cenlli -jane mbedhur tere morrat e kuq dhe lakuriqet e nates dhe ti je nje nga ato prandaj shkove.

  4. Sa keni mesuar nga xhaxhi sali ju per shpifje bravo,mos ja merni eksluzivitetin saliut lereni te qete boll halle ka keto kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *