• |
ide | kryesore

Flamurtari kap kreun. Katastrofë e Luftëtarit, pa pikë në tre ndeshje

F1, Sport



Flamurtari kap kreun e klasifikimit në javën e tretë të Superiores, duke mundur në Gjirokastër Lufëtarin me një gol të Tomislav Busic. Ilir Daja mund të jetë i qetë për skuadrën etij, gjë që nuk mund të thuhet për Kostic që i ka orët e numëruara.

Nuk mbahet mend start më i keq për gjirokastritët, që në tre javët e para të kampionatit nuk kanë marrë asnjë pikë, madje për të përkeqësuar statistikën shërben fakti se dy nga tre Luftëtari i ka luajtur në shtëpi.

Tekniku Kostic vazhdon të deklarojë cuditërisht se gjërat do të përmirësohen dhe se mungon eksperienca, duke harruar ndoshta se një pjesë e mirë e këtij ekipi sezonin e kaluar e kishte eksperiencën kur luante futboll të bukur dhe u kualifikua në zonën europiane të renditjes

“Sigurisht, unë kam përgjithësit e mia. Po punojmë shumë për t’u rregulluar. Na mungon përvoja dhe eksperienca. Kam besim te lojtarët dhe në ditët e ardhshme do të përmirësohemi” që pavarësisht se nuk e jep dorëheqjen, duket se nuk e ka të gjatë në Gjirokastër, ku rezultatet shtrëngojnë, edhe pse është vetëm fillimi i kampionatit, ndërsa javën e ardhshme do të jenë vizitorë në kryeqytet përballë Tiranës.

Flamurtari në anën tjetër sheh cdo gjë të shkojë sipas planit. Strategjia me sjelljen në Vlorë të Ilir Dajës është e suksesshme dhe tekniku po merr rezultatet edhe më shpejt se pritej.
Ndoshta duhet pak punë në aspektin ofensiv, një gol i Busic e të paktën tre raste të tjera të humbura nga kroati, por gjërat do të jenë shumë më ndryshe me rikthimin e pashpresuar të Danilo Alves dhe rikuperimin e Torassa.

“Ngaqë jam bërë pak vlonjat tani, nuk jam aq shumë i kënaqur. Duhet të administrojmë më shumë, Kemi pasur edhe lëvizje në pozicione natyrale. Do të vijnë Alvesh dhe Torasa dhe do të jemi mirë. Edhe me mungesën e këtyre kemi qenë mirë por duhet të përmirësohemi” deklaroi pas ndeshjes tekniku, që duhet të bëhet gati të presë të kaluarën e tij javën e ardhshme në Vlorë, kur përballë Flamurtarit do të jetë Skënderbeu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *