• |
ide | kryesore

FOTO/ Ekzekutohet biznesmeni 30-vjeçar në Shkodër, detajet e krimit

Lajme, Të fundit



Tronditet sërish Shkodra. Një 30-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri. Trupi i pajetë i Arjan Feracakut është gjetur jashtë një automjeti të djegur, në periferi të qytetit. Dyshohet se 30-vjeçari është qëlluar me automatik në vendin e quajtur “Bregu i Ranës”, pranë liqenit. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë. 30-vjeçari mësohet se është pronar i dy lokaleve në Velipojë.

Mëngjesin e 10 gushtit, Fatbardh Lici, 53-vjeç, është vrarë me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Viktima ishte duke pirë kafe në shoqërinë e dy personave të tjerë kur nga një mjet tip “Benz”, pa targa, ka dalë një person që ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të 53-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Kohët e fundit, Shkodra është tronditur nga krimet mafioze ku kryhen vrasje të dhunshme e të frikshme dhe gjithnjë pa autor. Rreth 2 muaj më parë, një ish efektiv policie së bashku me gruan e tij, u ekzekutuan në Shkodër në sy të fëmijës dy vjeç.



1 Comment

  1. Boll me kete lajme, vritet biznesmeni, ste vret njeri kot, kushedi ca pazari ka prish. Nga dolen keta biznesmene pa punu nje dite apo me leket e droges qe pastrohen tu bo lokale. Kurse ju na i quani biznesmene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *