• |
ide | kryesore

Ish-shefi special i OKB-së në Kosovë: Korrigjimi i kufirit me Serbinë, mundësi për t’i dhënë fund luftës

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner ka theksuar se marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë për korrigjim të kufirit do të ishte “përfundim i luftës”.

Ish-përfaqësuesi special i OKB-së në Kosovë, në një intervistë të dhënë për BBC ka dalur në përkrahje të ideve për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo ka qenë opsion edhe më herët dhe mund të jetë edhe tani opsion nëse pajtohen të dy palët. Ne mund të themi nëse është plan i mirë ose i keq, por kjo është një ide që tashmë ekziston. Kjo marrëveshje mund të jetë përfundim i luftës. Unë mendoj se është ide e mirë, edhe për Serbinë nëse ajo dëshiron që të bashkohet në BE. Dhe si pjesë e BE-së për Serbinë do të jetë e pamundur që të nxisë luftë të re”, ka thënë Kouchner.



3 Comments

    1. kushner nese e don shum serbin ,le ti ,japin francen nen sundimin serb ,nese bota vendose te shperbleje kriminelet filloni ju tue paret nga vetja juaj ,nese vendos ti ndeshkojne kriminelet perseri ju te gjitheve duhet tu ndeshkojne per katastrofen ne na zhytet ne 1 shekull nese bota vendose te korrigjojne gabimet dhe historin le ti kthejne shqiptareve ,territoret e paracoptimit etnik,le ti cdemtojne shqiptaret per cdo dem ne 1 shekull qe ju kan sjellur

  1. Qëkur “trupat paqëruajtëse” të OKB për të mbajtur në kontroll Mitrovicën e komunat e veriut të Kosovës me “shumicë” serbe , u caktuan trupa ushtarake franceze, ishte vendosur nga Kushneri që të bëhej ky “korigjim” kufijsh.
    Ate që nuk mundën ta bënin “trupat ruse” në aeroportin e Prishtinës,e bënë trupat franceze në Mitrovicë bile me ndihmën e OKB e tani edhe të Thaçit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *