• |
ide | kryesore

Itali, gruaja futet në muze dhe qëllon 4 persona me thikë, shkakton 1 viktimë

Lajme, Të fundit

Një grua me origjinë polake ka qëlluar me thikë 3 persona në muzeun në komunën “Canneto sull’Oglio” në Mantova, raportojnë mediat lokale. Paola Beretta 54 vjeçe, punonjëse në muze, mbeti e vdekur.

Sulmuesja hyri në muze dhe qëlloi me thikë punonjësen që më pas ndërroi jetë dhe një tjetër person. Më pas, doli dhe në rrugë, qëlloi një grua që po shtynë një karrocë me një fëmijë. Dy të plagosurit raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gruaja u vu në pranga nga policia, ndërsa efektivi që e arrestoi citohet nga mediat lokale të ketë thënë: “I kishte sytë jashtë orbite. Mbante në duar dy thika nga ato që përdorin kasapët dhe erdhi drejt meje. Unë i thosha ‘uli poshtë’, ndërsa ajo ulërinte ‘largohu tutje’, derisa iu afrua një miku im me biçiklete dhe e lëshoi biçikletën te këmbët e saj, duke e çorientuar. Një tjetër person e goditi me shkop në dorë, më pas e qëllova me shqelm në bark dhe ajo lëshoi thikat. Më pas, ishte e thjeshtë ta neutralizoja.”

Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes. Raportohet se natën e shkuar, gruaja tashmë e arrestuar, ka sulmuar dy persona të tjerë. Në të kaluarën, është trajtuar për probleme mendore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu