• |
ide | kryesore

Policia ‘bën kërdinë’ në Tiranë, për 3 orë heq 17 patenta (VIDEO)

Lajme, Të fundit

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës. “Mos shpejto të arrish aksidentin”, apelon policia ndërsa tregon se janë pezulluar për 3 orë 17 patenta për shkak të shkeljeve të normave të shpejtësisë.

I tillë ka qenë rasti i një 19-vjeçari nga Durrësi me 175 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar në një largësi prej 745.3 metra.
Shpejtësi ✈që të vret jetën🚑. 17 Leje Drejtimi të pezulluara nga Policia Rrugore e Tiranës prej orës 22.00 të datës 31.08.2018 deri në orën 01.20 të datës 01.09.2018 për shpejtësi që varionin nga 137 deri në 175 km/h.
Nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë fluturuese, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative, 3 pa siguracion dhe një pa kontroll teknik. Policia Rrugore e Tiranës po vijon kontrollet me Radar e Drager në të gjitha rrugët e Tiranës. “Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mire ju pret polici në rrugë. #zbatorregullatudhetoisigurt”, bën thirrje policia.

6 Comments

  1. Nderkohe trafiku eshte lemsh ne gjithe zonat turistike fier levan radhime velipoje sarande etj. Ne auostrade tirane durres ka parakalime te gabuara me shumice, shpejtesi jashte normave drejtim i makinave jashte rregullave… aksidente dhe viktima perdite.
    Beni nje investigim mbi indikatoret e punes se policise rrugore ju lutem.
    Mos u beni pjese e modelit propagandistik te rilindjes

    1. cfare thua o kare me zile, shqiptaret jane nga ecja ne kembe u bene me makina, si thoshte ollga *shiten gomare edhe blene bicikleta*, me shume te bie ne sy kur thote teksti bene kerdine, kur policia po bene nje pune te mire duke parandaluar sado pake aksidentet e mundshma, edhe jo bene kerdine, por mund te themei pse nuk shtohen kontrollet edhe me shume sa qe ne shqiptareve te na mbnushet mendja se ajo qe nisim ka norma si cdo vend i botes

      1. Policia po bo lek or gon mrroklla
        Spo bo pun hic.
        Kto jon rekloma… tjeter aksident masiv sot ne autostrade mer gamori i xhafes

  2. Per sa kohe ju te gazetave opozitare do beni kerdine kuner policise dhe zbatimi te ligjeve te shtetit edhe makinat do bejne kerdine ne aksidente dhe vrase.

    1. Ske faj ne fakt. Them qe kta gazetare gjoja kunder , ti bojn nji gojore policave sa here ti shofin. Kshu do jen me te qete …me pak tensionim ne pune pas zbrazjes se boleve

      Pallavesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu