• |
ide | kryesore

Pushimet mbaruan, vettingu rinis në javën e parë të shtatorit me prokurorin e Durrësit

Lajme, Të fundit



Pas pashimit një mujor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do ta rinisë punën me seancën dëgjimore me Prokurorin e Apelit të Durrësit Bujar Hoti. Ai do të paraqitet përpara Komisionit të Vettingu-ut më 6 shtator në orën 10. Hoti është ndër emrat e fundit mes listës me 57 gjyqtarë e prokurorë që iu nënshtruan me përparësi Vetting-ut si kandidatë për Këshillin e Lartë të Drejtësisë apo Prokurorisë.

Vetëm pak pas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, data 10 shtator do të jetë dita e parë e rikthimit në sallat e gjyqeve të Komisionerëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Kolegji ka bërë publike dy seancat me të cilat do të nisë “sezoni” i ri i punës për këtë organ të Vetting-ut.

Më datë 10 Kolegji do marrë në shqyrtim ankimimin e Komisionerit Publik për ndërperjen e Vetting-ut për anëtaren e Gjykatës së Lartë Mirela Fana, e cila u dorëhoq nga detyra. Më datë 12 shtator Kolegji do të gjykojë në dhomë Këshillimi ankimi i Prokurores së Shkodrës Besa Nikëhasani, e cila kërkon rrëzimin e vendimit për shkarkimin nga detyra nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit./scan



3 Comments

  1. Filloi teatri i ndermarrjes popullore te drejtesise.
    Te virgjerit qe persekutojne virgjereshat per virgjerine 25 vjecare ne bordellon shqiptare te drejtesise.

    Cfare skenari hamletian !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *