• |
ide | kryesore

Qeveria bën gati ligjin për një tjetër amnisti fiskale

Lajme, Të fundit



Ligji për faljen fiskale do të rikthehet sërish për ti dhënë më shumë mundësi biznesit të përfitojë. Ministrja për sipërmarrjen Sonila Qato në një intervistë për Vizion Plus thotë së në shtator do ti propozojë qeverisë zgjatjen e ligjit, i cili i mbylli efektet e tij në fund të 2017.

“Ne duam ti japim më shumë mundësi biznesit që të mbylli të gjitha aktivitetet të cilat janë pasive prej kohësh. Ligji i 2017 kishte shumë pak afat në dispozicion, ndaj ne do të kërkojmë shtyrjen e tij”.

Por ndonëse nisma është ende në diskutim dhe nuk ka marrë formë të plotë, synohet që të gjendet një mekanizëm për të nxitur biznesit të aplikojë dhe të përfitojë pa kosto.

“Ne duam që puna e administratës tatimore të fokusohet tek bizneset aktive dhe jo tek ato pasive, duam të pastrojmë regjistrat nga rreth 100 mijë biznese pasive që janë ende të databazë. Pasi kjo i shërben edhe ekonomisë”.

Në një vit të punës si ministre e shtetit për sipërmarrjen, Qato thotë se janë trajtuar me qindra ankesa ku problem kryesor mbetet vakumi ligjor i cili lë vend për keqinterpretime.

“Kemi trajtuar 500 ankesa nga sektorë të ndryshëm. Jemi përpjekur ti adresojmë këto ankesa. Interpretimi i ligjeve mbetet kryesor në shqetësimet e biznesit”.

Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen është një strukturë e cila trajton çdo ankesë të komunitet të biznesit. Deri më tani roli i saj është sugjerues, por me disa ndryshime që pritet të miratohen, ministria do të ndërmarrë edhe iniciativa ligjore në shërbim të përmirësimit të klimës së biznesit./ Vizion Plus



2 Comments

  1. O zagaret e qeverise pse nuk beni amnisti per mijra familje qe jane debitore ne –oshe-qe nuk kane mundesi per te paguar leket e energjise por vetem per bizneset ?Apo ikini te sojit e sorollopit tuaj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *