• |
ide | kryesore

Raikkonen vendos rekordin absolut në Monza, Ferrari dominon pole position

F1, Sport



Ferrari nuk zhgënjen në shtëpi. Në kualifikueset për Cmimin e madh të Italisë, Kimi Raikkonen ka fituar pole position e parë sezonal duke kronometruar kohën 1’19”119 në përfundim të Q3, në të cilën la pas për 161 të mijtat Sebastian Vettel, për një vijë të parë të gjithën të kuqe. Pas tyre është renditur Mercedes i Hamilton (+ 0”175) e Bottas (+ 0”537), që do të nisin nga vija e dytë, por me britanikun që është frikësuesi i vërtetë për skuderinë italiane.

Në fund, goditjen e dha “Iceman”. Në tentativën e fundit dhe një sektor të tretë të cirkuitit gati përfekt, finlandezi rimori vendin e parë që i mungonte nga Cmimi i madh i Monaco në 2017, duke thyer rekordin e mëparshëm në Monza e duke regjistruar xhiron më të shpejtë në historinë e F1.

Një befasi e vogël për Sebastian Vettel, pikërisht kur mendoi se vendi i parë ishte i tij. Piloti gjerman mund të jetë i kënaqur për faktin se Fearrari nuk dominonte vijën e parë në Monza që nga viti 2000, m,e dyshen Schumacher-Barrichello e mbi të gjitha se rivali për titull Hamilton do të niset pas tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *