• |
ide | kryesore

Si ndikon kriza turke në Ballkan dhe Shqipëri

Blog
panajot barka.jpg



Vendosmeria i Erdoganit për të ushqyer optimizmin se përshkallëzimi i krizës turke nuk do ta gjunjëzojë atë, nuk lidhet aq me referencat nacionaliste të brendshme në ligjerimin politik të Presidentit turk, se sa me taktikat e tij për ta eksportuar krizën, sidomos drejt Balkanit dhe Evropës Jug Lindore. Dallohen tre nivele kryesore.
Së pari. Kërcenimet dhe retorika luftarake ndaj Greqisë, anëtare e NATO-s dhe e BE-së. Konfliktualiteti turk fitoi një dimesion tjetër në pengësat në Mesdhe ndaj shoqërive shumëkombëshe nga më të fuqishme në botë në kërkimet e tyre për hidrokarbure. Me këtë sjellje Ankaraja dukej se kërkonte të baraspeshonte kërcenimet për cenimet e integritetit të vet territorial, sidomos nga ana e kufirit të luftës. Ndërkohë që kjo retorikë shkonte paralelisht me investimet shumëplanëshe të saj në vende të ndryshme të Ballkanit në funksion të idesë së neotomanizmit.
Së dyti. Kërcenimi i Evropës me eksportimin e numrit të madh të refugjatëve dhe emigrantëve nga vendet ndërluftuese në kufinjtë e saj. Ky realitet nuk ka nëvojë për komente, pasi përbën prekshëm një minë njerëzore destabilizuese për vetë Evropën.
Së treti dhe ndoshta më i rendësishëm. Turqia po shndërrohet në një pol, sidomos në Evropën Jug Lindore, nëpërmjet të cilit demonstrohen se fundi interesat e kundërta, apo dhe të ndryshme midis fuqive vendimarrëse në botë, si SHBA, BE, Rusi, Angli. Këtë rol po ia afirmon Turqisë përplasja e saj me SHBA-në.
Analiza më e thjeshtë tregon se kemi një riciklim, kuptohet në kushte të tjera të të njëjtit realitet të fillimit të shekullit XIX, i njohur ndryshe në Kongresin e Veronës 1822 si Kriza Lindore. Për më shumë se gjysëm shekulli fuqitë e mëdha evropiane të kohës, Austro hungaria, Franca, Anglia dhe Rusia shmangnin përplasjen e interesave të tyre në lidhje me territorët evropiane të P. Otomane, në Mesdhe dhe Detin e zi, duke respektuar “integritetin territorial” të saj. Po ashtu në emër të këtyre interesave, ato u kundërviheshin përpjekjeve të popujve për çlirim nga zgjedha Otomane. (Spikatin qëndrimet e Rusisë, e cila për qëllimet e veta perandorake nxiste popujt me besim të homogjen në luftë kundër P. Otomane dhe sapo realizonte qëllimet e veta i braktiste në hakmarrjen e egër të sulltaneve. – rast i përseritur ai i popullin grek madje edhe gjatë vendimit të tij për nisjen e revolucionit me 1821.
Nga ana tjetër, Fuqitë e Mëdha arrinin marrëveshje të njëanshme me Portën e Lartë, për të penguar ambicjet territoriale të ndonjërës prej tyre në kurriz të P. Otomane, ose hynin në luftë midis tyre për të garantuar status quo-n e P. Turke në pjesën e saj evropiane. Rastin më ekstrem përbën ndërhyrja angleze, në shkurt të 1878, për të penguar ushtritë ruse të pushtonin Konstandinopojën. Kur P. Otomane u bë i “semuri i Bosforit” Fuqitë e Mëdha nxitën shpërbërjen finale të P.Otomane dhe me flamur krishterimin skicuan hartën e shteteve kombe sipas interesave të tyre, hartë që do ta ndryshonin sa herë që raportet dhe interesat midis tyre ndryshonin, por veç me luftë dhe shkatërrime të përmasave botërore.
Turqia, në vitet e ndryshimit të sisteve politike në Evropën Jug Lindore, vitet 90’ të shekullit të kaluar, tregoi se posedonte dhe ushtronte një strategji dhe taktikë perandorake. Që në këtë periudhë filloi të zgjojë, të rigjenorojë dhe bashkojë, në bazë të homogjenitetit fetar mysliman, segmentet e shthurura të ish Perandorisë Otomane, trashëgimtare e së cilës Turqia është. Këto segmente me shtrirje gati në të gjitha vendet e zones, i shërbyen në vijim strukturës së ideologjisë neotomane të Ankarasë me presidentin Erndogan të shpallë me 2015 bregdetin shqiptar të Adriatikut si skajin perendimor të perandorisë Neotomane. Njëkohësisht arriti të ruaj epersinë e dukshme ndaj faktorëve të tjerë të botës islame që treguan interes dhe investuan po këtu.
Burokracia evropiane e pushtuar nga euforizmi i globalizmit me bazë multikulturën dhe multireligjonizmin nuk tregoi ndonjë shqetësim ndaj këtyre zhvillimeve.
Sot, pavarësisht se nuk tregohen kuptohen qartazi arsyet e përplasjes së Shtëpisë së Bardhë me aletaten e kahërshme, Turqinë. Njëkohësisht në sfidat Erdogan ndaj SHBA duhet llogaritur prapavija e marrëdhënieve të tij me Moskën. Kuptohet, që për kthesen e madhe nga “armiq” në “miq”, Putin-Erdogan, nuk shërbeu sfida turke në rrezimin e avionit luftarak rus. Ajo, përbën një rast klasik te përseritjes së historisë së marrëdhënieve të tyre. Brenda një shekulli zhvilluan dhjetë luftra epike dhe arriten po aq marrëveshje paqeje. Gjithëçka për të ruajtur dhe zgjeruar interesat e atëhershme perandorake ndaj të treteve. Në kendveshtrimin e ri duhet venë re hapësira që Putin i krijoi Erdoganit në Beograd, ku ky i fundit nëpërmjet investimeve të premtuara shpreson në unifikimin e gjeografisë së ndikimit shumëplanesh në Ballkan nga Bullgaria në Bosnjë.
Me pikë referimi Turqinë, nisen së fundi të shfaqen dhe përplasjet apo diferencimet e heshtura, midis BE-së apo vendeve të fuqishme të saj nga njera anë dhe SHBA-ve nga ana tjetër, të cilat nuk janë thjeshtë të karakterit ekonomik, por edhe të aspektit gjeopolitik dhe ushtarak. Kohët e fundit presidenteti Tramp p.sh i bëri më të dukshme pretendimet amerikane në fushën ekonomike dhe tregtare ndaj BE-së, duke provokuar veçanerisht Gjermaninë, ndërsa së fundmi, presidenti francez Makron i propozon Evropës së bashkuar një strategji sigurie autonome (me kuptimin që të mos mbështetet vetëm te SHBA). Njëkohësisht kërkoi një bashkëpunim strategjik me Rusinë, që flet për hapjen e parë evropiane që para fillimit të luftës së ftohtë.
Shtetet evropiane, të cilat nuk mund të injorojnë faktin se një Turqi e destabilizuar përbën rrezik për Evropën, apo rolin e Turqisë në problemin e refugjatëve, apo realitetin se në Turqi dhe nëpërmjet saj zhvillohen interesa ekonomike të rendësishme të tyre, kërkojnë të ndihmojnë Turqinë për të kapërcyer krizën e vet të përkeqësur kohët e fundit nga qëndrimi amerikan. E para u shpreh pro kësaj ndihme supërfuqia ekonomike evropiane, Gjermania, e cila herë pas herë u ndie e bezdisur nga qëndrimet amerikane. (Ministri gjerman i ekonomisë viziton në shtator Ankaranë) Në këtë kontekst vjen dhe zbutja e marrëdhënieve të Turqisë me Greqinë që u duk veçanërisht me lirimin e papritur të dy ushtarakeve grekë të arestuar në kushte misterioze e të mbajtur në burgjet turke pa asnjë akuzë për muaj me radhë.
Problemi fiton një dimesion më të mbrehtë në rastin e kërkesës “për rregullimin paqësor” të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, e trajtuar shpesh si një çeshtje loklae midis tyre. Terminologjia e përdorur përbën në esencë një indikator gjumëndjellës në përvojën e hidhur të Evropës së ndryshimi i kufijve kërkon gjak, dmth luftë, kur dihet se pasojat e këtyre luftrave historikisht i kanë paguar shumë shtrentjë popujt e Evropës. Ndërkohë, kur bëhet fjalë për Ballkanin, përveç faktit se historia ka mesazhet e veta të hidhura presupozon një reaksion zinxhir, shumë të ndërlikuar dhe të rrezikshëm, të cilën fuqitë evropiane njohin mirë pasi vetë e gatuan për herë të fundit para 70 vjetëve. Pavarësisht kumteve në deklarimet e Thaçit në Kosovë se vendimi diku është marrë, Evropa po tregon vendosmeri kundër këtij hapi. SHBA tregon me qëndrimet e veta se është pro këtij procesi. Kërkesa e Thaçit për ta shtruar zyrtarisht çeshtjen në instancat e BE-së dhe për pjesëmarrjen e SHBA-ve në bisedimet e tij me Vuçiç me ndërmjetësinë e BE-së, vërteton më së miri qëndrimin e paleve për këtë problem. Nga ana tjetër në heshtjen e Rusisë duhet lexuar pritja për krijimin e një precedenti të ri që do të justifikonte pretendimet e veta për ndryshim kufijsh në territore të interesit rus. Ndërsa në heshtjen e Turqisë duhet parë endrra për krijimin e teritoreve të pastra të ndikimit të vet sipas dogmës së neotomanizmit. Pra kemi rishfaqjen bashkë të të Sëmurit të Bosforit në Krizën Lindore. Që do të thotë se Turqia, aq sa mund të përfitojë nga nevoja e fuqive të mëdha për të shmangur nëpërmjet rolit të saj përplasjen e hapur të interesave të tyre (sipas logjikës së Krizës Lindore) aq mund të paguajë haraçin e ambicjeve të veta të ideve neotomaniste, sipas ndëshkimit të të Semurit të Bosforit.
Në këto zhvillime Shqipëria si shtet dhe faktori shqiptar në përgjithësi fitojnë një peshë specifike me rendësi. Por ky rol, në kushtet e një ekulibri shumë të veshtirë, mund të shndërrohet në thikë me shumë presa. Tirana, duke lejuar pa arsye të qenësishme një numër xhamish që tejkalojnë shujmë numrin e periudhës Otomane, i dha Shqipërisë, në pamjen nga lart, identitetin e një vendi islamik. Bashkë me ndikimin e gjithanshëm turk në vend importoi dhe kontradiktat e brendshme të Turqisë dhe ndikimin tjetër arab, ndërsa në nivele të ndryshme, shpesh të rendësishme, shfaqen dhe ndikime të tjera, duke përfshirë dhe ato ruse. Ndërkohë, ka shpallur partner strategjik SHBA, të cileve, përsa i përket fatit historik të shqiptarëve u ka dhenë vend prioritar absolut. Njëkohësisht ka shpallur si prioritet parësor integrimin e vendit në BE.
Kuptohet lehtësisht veshtirësia, në kufijtë e së pamundurës të Shqipërisë për të manaxhuar në favor të një roli gjeopolitik me sens perendimor këto interesa aq pak konverguese. Aq me shumë kur megalidhea e qarqeve të saj nacionaliste ripërterihet e përputhur me zotërime shqiptare në ish territorët e pushtuara nga P. Otomane dhe për pasojë sipas formatit të dogmës neotomane.

©Lapsi.al



3 Comments

  1. Shume shkrim i dobet, sikur informacionet te jene nga tituj gazetash dhe asnje argumet, fakt apo pershtjellim ideje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *