• |
ide | kryesore

Sulmi me kallashnikov në banesë, gazetarja Lala dëshmon disa orë në prokurori

Lajme, Të fundit
prokuroria_11.JPG



Gazetarja Klodiana Lala, ishte ditën e djeshme në Prokurorinë e Tiranës ku është marrë në pyetje për disa orë në lidhje me sulmin me armë në banesën e prindërve të saj.

Deri më tani, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal për “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” për sulmin me armë që fatmirësisht nuk shkaktoi viktima në banesën e prindërve të gazetares në Laknas të Tiranës.

Lala është pyetur për disa orë nga prokurori Armand Gurakuqi dhe një oficer i Policisë Gjyqësore në lidhje me ngjarjen, konfliktet e mundshme dhe kërcënimet që ka pasur në të shkuarën.

Por, ka pasur komunikim edhe me drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Prezent në Prokurorinë e Tiranës ditën e djeshme kanë qenë edhe drejtues të lartë të Policisë, si Ardi Veliu dhe Skënderaj.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *