• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj gazetares Lala, hetimet hasin vështirësi për të rënë në gjurmët e autorëve

Lajme, Të fundit



Policia po has vështirësi në zbulimin e autorëve të sulmit me armë në banesën e babait të gazetares, Klodiana Lala. Burime nga grupi hetimor thonë se ngjarja ka ndodhur në një zonë të “varfër” sa i përket elementëve të sigurisë.

Ndonëse janë kqyrur disa kamera sigurie, sipas hetuesve ende nuk është përftituar ndonje e dhënë konkrete mbi autorin që qëlloi me breshëri automatiku në orët e para të së enjtes. Po ashtu ngjarja ka ndodhur në një orë të vonë duke mos lënë pas dëshmitarë. Ndërkohë policia thotë zyrtarisht se ka kryer edhe disa verpime të tjera shtesë, me metoda speciale të hetimit por pa dhënë detaje.

Nga ana tjetër vetë gazetarja Lala në deklarimet e dhena si në polici ashtu edhe prokurori ka pohuar se dyshon se sulmi ka ardhur për shkak të detyrës së saj pasi as ajo dhe as familjarë të saj, nuk kanë asnjë konflikt të hapur me asnjë person.

Banesa e Arif Lalës, babait të gazeares, e cila ra pre e sulmit më armë ndodhet në zonën e Laknasit që mbulohet nga komisariati i Vorës por në hetime është përfshirë edhe komisariati nr. 5, si dhe agjentët më të mirë të krimeve kundër jetës në policinë e Tiranës.

Sulmi ndaj gazetarës solli reagimin e gjërë të shoqërisë civile, komunitetit të gazetarëve por edhe politikës të cilët në një zë u solidarizuan me rastin dhe kërkuan zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.



4 Comments

  1. policia esht vet aktore si ne rastet e kanabisit e kokaines.keta nuk jan polic por trafikant.polic me enver hogjen,ramizin,ruqin,spartak brahon,qelbesiren e dhjerjen e stalinit rama nuk ka.ku keni par qe te ket polici ne kinen e mao LUU ce dunit,ne rusin e edvin putinit apo ne qelbesiristanin e erdogan kristaq edi rames.

  2. Eshte normale qe do kene veshtiresi sepse kete pune te keqe e kane bere “burra te mire” te cilet normalisht policia “Nuk i njeh”, pasi misioni i policise eshte te merret vetem me “kriminielet qe vjedhin dritat se skane leke”, “me kriminelet qe pjekim misra e shesin domate, etj etj”. Une nuk besoj se eshte problem te gjenden si autoret edhe urdheruesit, por problemi i vertete eshte qe edhe po i gjeti policia, do ti njoftoje prokuroria e qeveria qe te largohen ne “drejtim te ditur”…..

  3. Nuk e di , por me ardhjen e ketij Xhafes, sikur ka shkare fare situate e rendit. Krimi duket se nuk trembet perballe shtetit, perkundrazi ka fituar terren. Nuk eshte normale, qe mos zbulohet asnje ngjarje e rende!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *