• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea e Liverpool me pikë të plota pas 4 javësh

F1, Sport, Video



Chelsea mposht 2-0 Bournemouth në Stamford Bridge dhe arrin në krye të klasifikimit Liverpool. Duket tashmë se dy skuadrat kanë nisur një rivalitet të fortë, në pritje të një përgjigje nga Manchester City. Nuk ka qenë e thjeshtë në fakt për Blutë e Maurizio Sarrit, që gjetën përballë një kundërshtar që mbajti mirë fushën, madje dy herë shkoi edhe pranë golit.

Situatën për londinezët e zgjidhi Pedro (72′) e Hazard (85′) në fundin e lojës. pikë të plota edhe për Sarri (12 pikë), ashtu si Liverpool.

Ka qenë javë e mbarë për skuadrat udhëtuese në Premier League me Southampton e Wolverhampton që i bashkohen të kuqve të Klopp si fitues jashtë shtëpisë. Barazimin e vetëm e mori Fulham në fushën e Brighton…

Sigurisht renditja mund të ndryshojë sepse Tottenham e Watford kanë për të luajtur ndeshjes mes tyre e në rast fitore do ti bashkohen dyshes me pikë të plota në krye të klasifikimit.

REZULTATET
Leicester City 1 – 2 Liverpool
Brighton & Hove Albion FC 2 – 2 Fulham FC
Chelsea 2 – 0 AFC Bournemouth
Crystal Palace 0 – 2 Southampton FC
Everton 1 – 1 Huddersfield Town
West Ham United 0 – 1 Wolverhampton Wanderers

KLASIFIKIMI
1 Liverpool 12
2 Chelsea 12
3 Tottenham Hotspur 9
4 Watford FC 9
5 Manchester City 7
6 AFC Bournemouth 7
7 Everton 6
8 Leicester City 6
9 Wolverhampton Wanderers 5
10 Southampton FC 4
11 Fulham FC 4
12 Brighton & Hove Albion FC 4
13 Arsenal 3
14 Manchester United 3
15 Crystal Palace 3
16 Cardiff City 2
17 Huddersfield Town 2
18 Newcastle United 1
19 Burnley 1
20 West Ham United 0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *