• |
ide | kryesore

Video/ Juventus kthehet të udhëheqë, çfarë goli Matuidi

Sport, Video



Juventus kthehet të jetë në avantazh në Tardini përballë Parmës. Është Blaisse Matuidi që shënon golin e dytë për bardhezinjtë, pas një kombinimi spektakolar me Mandzukic, në minutën e 58.

Juventus e nisi ndeshje aq mirë sa u duk shumë e thjeshtë transferta në Parma. Goli i Mandzukic pas vetëm dy minutash, bëri që të dukej një goleadë e mundshme për kampionët e Italisë, ku më i interesuari do të ishte Cristiano Ronaldo në kërkim të golit të parë…

Por nuk shkoi kështu sepse Parma u rifut në lojë me golin e parë në rikthimin në Serie A të Gervinhos. Lojtari afrikan shënoi në minutën e 33 barazimin që mbeti në fuqi deri kur Matuidi ktheu supremacinë në lojë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *