• |
ide | kryesore

Video/ Son i shpëton ushtrisë, Korea e Jugut fiton Lojërat Aziatike

Sport, Video



Në Xhakarta është mbyllur makthi i Son. Sulmuesi i Tottenham ka triumfuar në Lojërat Aziatike me Korenë e Jugut, duke evituar kështu rrezikun e shërbimit ushtarak që do ti duhej ta përmbushte përpara ditëlindjes së tij të 28-të.

Në finale koreanët kanë mundur Japoninë pas një ndeshje të vështirë, ku janë dashur kohët shtesë. Decizivë për fitoren, golat e Lee e Hëang, sulmues të Hellas e Hamburg. Pa vlerë goli i shënuar në minutën e 115 nga Ueda për Japoninë.

Më këtë fitore Son i bëri nderin më të madh edhe vetes, sepse ashtu si gjithë lojtarët e tjerë, tani do të lirohet nga detyrimi për të kryer shërbimin ushtarak, duke mos e ndaluar karrierën për 22 muaj.

https://www.youtube.com/watch?v=rEZMjIbnSIs



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *