• |
ide | kryesore

Vrasja në Shkodër, pse u ekzekutua pronari i dy lokaleve në Velipojë?

Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka identifikuar personin që u gjet i vrarë mesditën e sotme në zonën e Livadhes në periferi të qytetit. Viktima është Arjan Ferracaku, 31 vjeç. Makina ishte djegur, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës. Ferracaku mësohet se është pronari i dy lokaleve në Velipojë, si dhe babai i dy fëmijëve. Motivet e krimit nuk dihen ende. Policia vijon hetimet, si dhe po merr në pyetje njerëzit e tij për të zbardhur ngjarjen.

© LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *