• |
ide | kryesore

Britanikët kundër Pogba: “I padenjë për të luajtur te United”

Sport



Graeme Souness, ish-futbollist e trajner skocez e që ka qenë një flamur i vërtetë për Liverpool, ka rezervuar fjalë të ashpra për Paul Pogba, mesfushorin e Manchester United. Komentatori i Sky Sports ka sulmuar francezin, që prej muasjh është në qendër të debateve për raportin e tij me teknikun José Mourinho.

Në javët e fundit Pogba ka tërhequr rreth vetes vëmendje jo pozitive dhe Souness ka qenë ndër kritikët e tij më të fortë. Pas një fillim sezoni jo në maksimum, ish-kampioni skocez është rikthyer të sulmojë: “Paul Pogba luan për veten, është egoist. Luan që të tregojë sa i zoti dhe inteligjent është”, ka thënë Souness për Sunday Times, “Mendoj se Pogba po qendron tek Manchester United vetëm për të mbajtur lart vlerën e tij të merkatos deri kur shoqëria të vendosë ta shesë. Nuk e meriton vendin tek United për asnjë motiv”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *