• |
ide | kryesore

Inter në emergjencë dëmtimesh, Icardi, Lautaro e Nainggolan

Sport



Inter është që tani në emergjencë dëmtimesh. Luciano Spalletti nuk e kishte menduar kurrë se ende pa luajtur tre ndeshjet e para të kampionatit do të duhej të shpikte formacione. Ata që preokupojnë më shumë janë Mauro Icardi, Lautaro Martinez e Radja Nainggolan.
Kundër Bologna, kapiteni e pa ndeshjen nga tribuna pas problemit të shfaqur në kofshën e djathtë. Ideja ishte të mos rrezikohej, por dëmtimi duhet mbajtur nën kontroll. Për Lautaro, një lodhje muskulare në pulpën e majtë mjaftoi për ta ulur në pankinë në Bologna. Të dy do të bashkohen me kombëtaren e Argjentinës dhe do të kryejnë kontrollet: Icardi me shumë mundësi nuk do të luajë në miqësoret me Guatemalën e Kolumbinë, ndërsa Lautaro mund të luajë një nga dy miqësoret.

Frika më e madhe është për Nainggolan. Mesfushori belg, që nuk luajti në dy ndeshjet e para të kampionatit për shkak të një dëmtimi muskular në kofshën e majtë, doli nga fusha kundër Bologna pasi shënoi edhe golin e parë me fanellën zikaltër. Këtë herë është kofsha e djathtë që e detyroi mesfushorin të kërkontë zëvendësim, ndërsa të martën do ti nënshtrohet kontrolleve për të mësuar rëndësinë e dëmtimit. Inter shpreson që Nainggolan të rikuperojë për të parën e Champions League, por duhet të mbajë një sy hapur edhe për Danilo D’Ambrosio, edhe ai la fushën për një lodhje muskulare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *