• |
ide | kryesore

Ish-trajneri i Dinamos, Zlatko Dalic, sulmon Cristiano Ronaldon: “Nuk do e desha kurrë në skuadër”

Sport



“Ronaldo është një egoist e nuk do desha kurrë ta kisha në skuadër”. Kështu trajneri i Kroacisë nënkampione të botës në Rusi, Zlatko Dalic, është futur në konfliktin e shpërthyer pas mungesës së portugezit në shortin e fazës së grupeve të Champions League, në Montecarlo, ku u dorëzuan cmimet individuale për lojtarët nga Uefa. Cristiano nuk ka qenë prezent kur ka mësuar se titulli për lojtarin më të mirë të sezonit do ta fitonte ish-shoku i skuadrës tek Real Madrid Luka Modric.

“Kur flasim për Ronaldon flasim për një nga lojtarët që mendojnë vetëm të shënojnë, nuk ka rëndësi nëse më pas skuadra e tyre humbet – janë fjalët e Dalic për gazetën Sportske Novosti -. Modric, është një person brilant e gjithnjë i gatshëm të ndihmojë të tjerët, duke nisur nga shokët e skuadrës”, ka përfunduar ish-trajneri i Dinamos Dalic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *