Juan Medina, një fotoreporter me agjencinë e lajmeve Reuters, kaloi 29 ditë në bordin e një anije shpëtimi nga Libia, duke dokumentuar kërkimin e atyre që humbën në det.
“Krahët e Hapura” është një anije në pension e drejtuar nga organizata bamirëse spanjolle, “Proactiva Open Arms”. Ajo patrullon një zonë ku qindra mijëra njerëz kanë hyrë në kalime të pabesa në Europë, në vitet e fundit.
Pothuajse 1.8 milionë njerëz kanë migruar në të gjithë Mesdheun nga Lindja e Mesme dhe Afrika që nga viti 2014, sipas shifrave të OKB-së.

Një moment dramatik gjatë kohës së fotografit Medina në bordin e Krahëve të Hapura ishte shpëtimi i Josephas (shihet më poshe). Ajo ishte e vetmja e mbijetuar e një varke ku gjendeshin edhe trupat e pajetë të një gruaje tjetër dhe një djali 4-vjeçar.


Ahmed, 38 vjeç, shihet më poshtë, u shpëtua me djalin e tij 13-vjeçar në fillim të gushtit.

Ai i tha fotografit Medina e ai dhe djali i tij kishin udhëtuar nga Darfur, Sudani. Në qytetin libian të Sabratah, në perëndim të Tripolit, ata dhe të tjerët u rrëmbyen dhe u mbajtën robër për shtatë ditë.
Duke arritur të ikin përmes një dritareje, ata shkuan në qytetin e Garabullit, rreth 130 km në lindje dhe pritën për pesë javë të paguajnë 2,000 dinarë (1,438 dollarë) secili dhe hynë në një anije gome.

Pas lundrimit për 15 orë varka u mbyt dhe ata notuan për tre orë.
Gjatë natës panë se drita po afroheshin. Ahmedi i tha Medines: “Kishte një moment frike dhe nervozie të madhe, sepse nuk shihnim mirë dhe gjëja më e keqe që mund të ndodhte ishte se mund të ishte patrullimi libian që do të na gjente, i cili do të na detyronte të ktheheshim në atë ferr.”
“Por pastaj dëgjuam nga një prej dy anijeve të shpejta që nga u drejtuan: “Ne jemi miq, ne jemi një anije shpëtimi spanjolle “. Filluam të bërtisim me gëzim”.

Ahmed vazhdoi: “Disa nuk e kuptuan mesazhin, ndoshta sepse nuk flasin anglisht, dhe mendonin se një nga dy anijet ishte roja bregdetare libiane dhe u hodhën në ujë, duke preferuar të rrezikonin mbytjen sesa të ktheheshin në Libi.”
“Për fat të mirë jemi të gjallë, kemi një mundësi të re.”

Medina fotografoi emigrantë të tjerë të shpëtuar nga deti nga Armët e Hapura.
Chuol, 17 vjeç, nga Sudani, shihet më poshtë duke dëgjuar muzikë.

Chuol bën një dush, më poshtë.

Amjadi, 23 vjeç, nga Sudani, fle në bordin e anijes, më poshtë.

Mohamed, 23, gjithashtu nga Sudani, lexon një libër: Hyrja në Europë për Migrantët dhe Refugjatët.

Yuosef, 28 vjeç, nga Sudani, më poshtë, qëndron në aneije dhe shikon detin.

Fotot nga Juan Medina.
BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL