• |
ide | kryesore

Teuta merr fitoren e parë, por duhet të falenderojë Hidin

Sport



Teuta merr fitoren e parë në kampionat, duke mundur në Niko Dovana Kamzën 1-0. Një sukses që Shkëmbi e kërkonte, pas dy barazimeve rradhazi e që erdhi përpara publikut të shtëpisë. Durrësakët e pozicionojnë veten mes pretendentëve, ndërsa telashet janë të gjitha për Kamzën e Devollit.

Tekniku nuk heq dorë nga loja ofensive, një zgjedhje e guximshme për në transfertë, e sidomos kundër një Teute të përforcuar edhe me Prognin (45 minuta në dispozicion për sulmuesin e ardhur nga Partizani).

Kamza nuk është se bëri figurë të keqe, përkundrazi i krijoi aq vështirësi Teutës, sa për të konfirmuar se Isli Hidi është blerja më e gjetur e durrësakëve. Portieri ishte përsëri deciziv në dy raste, ndaj Mehmetit në të 45 dhe të 83, duke mbajtur në lojë Teutën, për ti dhënë mundsinë Latif të vendosë ndeshjen me golin e minutës së 74.

5 pikë për Shkëmbin, i pamundur në këtë start kampionati, vetëm dy pikë larg kreut. Problemet janë të gjitha për Devollin, që mori edhe humbjen e parë sezonale. Jo se 4 pikë janë pak për Kamzën, në fund të fundit asnjë skuadër nuk ka bërë pikë të plota, por me pak kujdes dhe fleksibël për vendosjen taktike, kjo humbje mund të ishte shmangur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *