• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mustafi festoi me “shqiponjë”, por mund të dënohet

Kryesore, Lajme



Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi mund të dënohet për gjestin e bërë pas shënimit të golit kundër Cardiff në takimin e Premierleague të luajtur të dielën.

Futbollisti i lindur në Gjermani në një familje shqiptare me origjinë nga Maqedonia bëri “shqiponjën” me duar duke festuar golin e shënuar në minutën e 11-të të takimit. Gjesti u ka sjellë në vëmenfje të gjitahëve atë që bënë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen ndaj Serbisë në boterorin e Risisë.

“The Indipendent” shkruan se “Federata Britanike e Futbollit mund të marrë masa ndaj futbollistit pasi sipas tyre ky është një “gjest me përmbajtje politike”.

Gazeta sjell në vëmendje edhe rastin e Xhakës dhe Shaqirit të cilët u dënuan nga FIFA për sjellje antisportive. “The Indipendent” sjell në vëmednje tensionet mes shqiptarëve dhe serbëve që ende nuk janë shuar.

Ndërsa “The Sun” shkruan se një gjest i tillë u ka sjellë shpesh probleme futbollistëve me origjinë shqiptare duke nënvizuar se edhe 26-vjeçari i Arsenalit nuk do të kalojë pa pasoja. “The Sun” shton gjithashtu se Federata Britanike mund ta konsiderojë këtë një gjest politik.

“Kur e pyetëm Shaqirin për gjestin në atë kohë tha vetëm: “Është vetëm emocion. Jam i lumtur që kam shënuar. Nuk ka gjë tjetër. Nuk dua të flas për më shumë” – shkruan The Sun. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=5U_HyZAHDSM



14 Comments

  1. Shteti shqipetar duhet te reagoj, pasi propaganda serbo-greke kundra simboleve kombetare po triumfon. Autoritet zyrtare te shqiperise mos flene por duhet te grene padi ne gjykaten nderkombetare te te drejtave te njeriut kundra UEFA dhe FIFA per fyerje te simbolebe kombetare te nje shteti Sovran. Kushdo qofte dhe ai sportist eshte i lire te shprehi perkatesine e tij kombetare. Kjo e drejte eshte sakte e percaktuar ne Deklaraten e Pare te OKB-se per te drejtat dhe lirite e njeriut ne vitin 1948.

  2. Ta beje shqiponjen por duhet te mari parasysh dhe denimin po perdor simbolin e nje shteti tjeter.asnje futbollist tjeter ne bote nuk e ben kete qe ben maqedonasi me kombesi shqiptare.

    1. Çdo njeri eshte i lire te festoj me simbolet e perkatesise etnike apo kombetare dhe te ndihet i lire ti domostroj ato ku dhe kurdo, qofte hezime apo hidherime. Eshte e drejte bazike, kombesia nuk dhurohet e as tjetersohet se i do qefi dikujt, por lind me ty ne gene, pavarsisht çfare shtetesie ke. Eshte e dejte e çdokujt te petfaqesohet ashtu siç ndihet, gjerman, shqipetar apo maqedonas. Por çeshtja eshte diku tjeter, qe si ka mundesi qe propaganta albanofobe, nje simbol kombetar te nje shteti sovran ta quaj provokim. Shume e thjesht, ata nuk dorojne dot qe nje komb tjeter te ndihet i lumtur dhe krenar. Pershkak se ata nuk jane te afte te bejne progres, urrejtja dhe frustrimi jane gjendja e tyre shpirterore e perhershme!

  3. Kam vënë re se edhe në kampionatin botëror të futbollit, sportistë me prejardhje afrikane që luajnë në skuadrat përfaqësuese kombëtare të disa vendeve të Europës, Francës, Anglisë etj, momentin e gëzimit të shënimit të një goli, “e festojnë” spontanisht me kërcimet e tyre folklorike me lëvizje duarsh e trupi në mënyrë simbolike.
    Asush nuk ju a mer këtyre futbollistëve të talentuar, këtë mënyrë të shfaqjes së emocionit të shënimit të golit, si një provokim kundër kombit që përfaqësojnë në futboll.
    Me çfarë të drejte federatat ndërkombëtare të futbollit dënojnë futbollistët shqiptarë se paskan “provokuar” serbët me kryqëzimin e duarve si simbolikë të shqiponjës ?
    Qënka provokim “politik” ndaj serbëve ????????
    Simbol kombëtar të shqiponjës e kanë edhe kombe të tjera e nuk mund të dalë asnjë gjykatë në botë që t’ju a ndalojë
    Provokim politik mund të jenë veprimet e dhunëshme të tifozëve serbë që ulërasin në stadiume duke kërkuar vrasjen e gjithë shqiptarëve, apo përdorimin e dhunës fizike ndaj shqiptarëve apo tifozëve të skuadrave të tjera e jo se këndojnë hymnin e tyre kombëtar.
    Këto dënime të shqiptarëve për këtë gjest krejtësisht paqësor, jo vetëm provokojnë të gjithë shqiptarët, por i ofendojnë ata hapur duke inkurajuar urrejtjen rracore serbe ndaj shqiptarëve.
    Me llogjikën e kësij dënimesh, i bie që cilado skuadër që para takimit futbollistik këndon hymnin e saj kombëtar e bashkë me te edhe mijra tifozë në stadium, duhet të dënohet se ka provokuar hymnin kombëtar të Sërbisë.
    Apo duheshka dënuar një futbollist i krishterë apo mysliman që kur futet në lojë, bën shenjën simbolike të faljes para zotit sipas fesë, e me këtë provokokërkan të krishterët serbë apo islamistët terroristë të ISIS.

  4. Kur kemi mundesi ti komplikojme pse ti zgjidhim,festo brenda kuadrit ligjor te FIFA ose prano denimin me gjobe,mesoni o shqiptar te zbatoni ligjet ne fuqi,qe me ne fund te behemi njerez.nuk gezohen kur shenojne gol por i pelqen fama ne fcb.

    1. nuk ka ligl,kjo eshte rracizem,diskriminim, kjo nuk eshte svastika…..Shume laramane vuajn nga inferioriteti duan te hiqen kozmopolitane. lE TEFESTOLNU SI TE DOJE,AI NUK NGRITI GISHTIN E MESIT

  5. Keta gay-et mund te denojne gjestet – asgje s”i pengon! POR JA QE KRENARIA PER PREJARDHJEN QENKA ME E FORTE!

  6. Po ku e paske parë ti more Tiku, që në “ligjet e FIFA-s” qenka një nen që ju ndalon futbollistëve që të kryqëzojnë pëllëmbët në kraharor e që në fund të fundit imiton shqiponjën si simbol të lirisë për të gjithë popujt ?
    Qenka “provokim politik” të simbolizosh lirinë ?
    FIFA e UEFA do të bënin mirë që të krijonin një legjislacion demokratik e human, që futbollistët të mos trajtohen si skllevërit gladiatore të para dymijë vitesh në perandorinë romake, e të mos shiten e blihen nga klubet sportive, njëlloj siç shiteshin e bliheshin gladiatorët nga skllavopronarët.
    NJë futbollist apo çdo sportist shumë i talentuar, duhet të jetë i lirë që të shkojë e të luaj kudo që i inreseson atij e jo si i intereson batakçijve të klubeve e federatave, që përfitojnë padrejtësisht duke i shfrytëzuar ato talente.

  7. Po pse u denuan shaqiri dhe xhaka ne boteror sipas teje qe njeh ligjin e FIFA ,parrullat ne shkallet dhe simbolet jane te denushme me gjoba.po dhe fcb e duan keta futbolliste se bejne lajm

  8. Të bajsh shqiponjën me duertë na qenëka “gjest politik” ,hajde gallate hajde……
    Nuk mjfton tê pohojshë që asht “gjest politik” por duhet me e argumentue !
    Do isha shumë kureshtar me i lexue argumentet e tyne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *