• |
ide | kryesore

Video/ Neymar tërbon tifozët e Nimes, ironia e brazilianit për Oscar

Sport, Video



Në Stade des Costières Paris Saint Germain fitoi ndeshjen dhe për këtë tifozët e Nimes sigurisht që nuk janë të lumtur, por ajo që i tërboi në maksimum ata ishte braziliani Neymar dhe festimi i tij ironik, pikërisht në vendin ku ndoshin tifozët kundërshtarë, pas shënimit të golit të parë.

Polemikat nuk mund të mungonin e për të përcaktuar nëse braziliani është fajtor ose jo, sërisht opinionet janë të ndryshme. Sepse këtë herë zhurmë ka bërë festimi i fantazistit të Selecaos. O’Ney kaloi në avantazh PSG e shkoi të festonte poshtë vendit ku ndodheshin tifozët e Nimes, që deri në atë moment nuk kishin lënë rast pa e fërshëllyer. Nuk është xhest sportivo, por ajo që bën më pas Neymar është unike. Braziliani drejtohet tek një parrullë, duke bërë sikur qante, duke tërbuar publikun e shtëpisë. Në fakt, e kërkuan edhe vetë tifozët e Nimes, sepse parrulla shkruante “Neymar la pleureuse”, që do të thotë “Neymar qaramani”.

Sigurisht braziliani e ka marrë personalisht, e duke qenë se tifozët e Nimes mezi prisnin ta shihnin të qante, Neymar i kënaqi. Një xhest që u bë menjëherë viral, e që ndryshe nga herët e tjera kur mori kritika, këtë herë bota sociale e vlerësoi shumë ironinë e O’Ney.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *