• |
ide | kryesore

Video/ Watford hirushja e Premier League, Arsenal fiton me përmbysje

Sport, Video

Ndoshta askush nuk e kishte menduar se pas katër javëve të para, me pikë të plota, krahas Chelsea e Liverpool, do të ishte edhe Watford. E nuk është vetëm punë kalendari, sepse përballë tyre këtë herë ishte Tottenham, i dorëzuar 2-1…


Sukses qetësie në një kohë të trazuar për Manchester United. 0-2 ndaj Burnley megjithatë do të bëjë të flitet akoma për Paul Pogba që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.


Për fat ishte në fushë Romelo Lukaku që kishte shënuar ndërkohë dy golat që kanë mbajtur të elektrizuar Jose Mourinhon në pankinën e nxehtë të Djajve të Kuq.


Rezultat spektakolar edhe për Arsenal që përmbys disavantazhin ndaj Cardiff për të marrë suksesin 2-3 me golin final të Lacazette. Për Emery në gol edhe Mustafi, që festoi asistin e Xhakës me shenjën e shqiponjës.

NDESHJET
Cardiff City 2 – 3 Arsenal
Burnley 0 – 2 Manchester United
Watford FC 2 – 1 Tottenham Hotspur

KLASIFIKIMI
1 Liverpool 12
2 Chelsea 12
3 Watford FC 12
4 Manchester City 10
5 Tottenham Hotspur 9
6 AFC Bournemouth 7
7 Everton 6
8 Leicester City 6
9 Arsenal 6
10 Manchester United 6
11 Wolverhampton Wanderers 5
12 Southampton FC 4
13 Fulham FC 4
14 Brighton & Hove Albion FC 4
15 Crystal Palace 3
16 Cardiff City 2
17 Huddersfield Town 2
18 Newcastle United 1
19 Burnley 1
20 West Ham United 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu