• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zjarr në magazinë, shkrumbohet 70 tonë kafe

Lajme, Të fundit



Një zjarr ka rënë sot pasdite rreth orës 15:30 në një magazinë, ku piqej dhe ambalazhohej kafe ne lagjen “16 Prilli” në Fier. Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Policia bën të ditur se nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në magazinë.

Sipas burimeve, mësohet se në magazinë kanë qenë rreth 70 tonë kafe, ndërsa dëmi ekonomik mendohet të jetë rreth 400 mijë euro. Zjarrfikësit kanë mundur të nxjerrin jashtë magazinës 6 bombola gazi që përdoreshin për pjekjen e kafesë. Përfshirja e tyre nga flakët do të kishte shkaktuar dëme edhe më të rënda.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *