• |
ide | kryesore

Ze Maria pa justifikim: “Luajtëm si pula”

F1, Sport



Një humbje e rëndë, shumë madje, ajo e pësuar nga Tirana në Loro Borici përballë Kukësit. Humbje që komplikon shumë pozitat e teknikut Ze Maria, që megjithatë shfaqet i qetë pas ndeshjes, duke besuar se stiata do të ndryshojë.

Tekniku ka premtuar më herët se Tiranën duhet ta shohim pas javës së tretë, e në këtë pikë nuk ka më asnjë justifikim për rezultatet e munguara. “Luajtëm si pula, morëm dy gola që nuk mund ti pësojë një skuadër e organizuar. Eshtë për tu harruar mënyra si i pësuam golat, sidomos atë nga goditja e këndit. Duhet të përmirësohemi, ska rrugë tjetër. Kam premtuar pas ndeshjes së tretë so shihni Tiranën dhe unë por edhe lojtarët nuk kemi më justifikime. Tani do bëj zgjedhjet e mia dhe të shohim si do shkojnë gjërat” deklaroi Ze Maria.

Një pikë në tre javë është e pamjaftueshmë për ambicjet e Tiranës ndaj braziliani e di shumë mirë se cfarë ndodh nëse skuadra e tij nuk ndryshon kursin: “Duhet të shkarkojnë trajnerin po vazhdoi situata kështu, ky është futbolli. Unë do të përpiqem që të ndryshojë gjërat dhe kam bindjen se mund tia dal” përfundoi ish-lojtari i Inter që në këtë ndeshje i gëzohet të paktën golit të parë sezonal të të tijve që është shënuar nga një adoleshent si Muçi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *