• |
ide | kryesore

Basha ultimatum drejtorit të Policisë së Shkodrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha i bëri thirrje drejtorit të Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, të japë menjëherë dorëheqjen.

Thirrja erdhi nga takimi që opozita po mban në Shkodër. Sipas Bashës, nëse Bushati nuk është i aftë të kryejë detyrën, të mobilizojë policinë ndaj bandave kriminale, ai duhet të japë dorëheqjen.

“I bëj thirrje drejtuesit të Policisë së Qarkut të Shkodrës të japë menjëherë dorëheqjen. Nëse nuk ia mban të largohet nga detyra. Duke qëndruar në detyrë ai do të jetë njësoj përgjegjës si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj për gjendjen në Shkodër.” – u shpreh Basha, duke iu referuar vrasjeve dhe rrëmbimeve të muajve të fundit në Shkodër, ngjarje të pazbardhura dhe pa autor.

©LAPSI.AL 

 



7 Comments

  1. Mbase nuk eshte menyra me e mire e reagimit, por eshte nje forme per te sensibilizuar shoqerine, per kete rrezik dhe situate dramatike, ku grupet kriminale jane kaq prezente, dhe po i bejne karshillek shtetit dhe shoqerise. Bandat ju bejne zborr te zgjedhurve lokale dhe deputeteve ne durres, elbasan , vlore , fier lezhe dhe shkoder. Elemente te rrezikshem kriminal, me fame nderkombetare vrasin ne mes te dites per diell , vene gjoba, marrin pengje, kercenojne , dhe nuk ju hyn gjembe ne kembe. Trafiku i droges vazhdon Eksponentet e krimit qe jane akoma ne burg ( nuk eshte cudi te dalin shpejt) , bejne ligjin dhe drejtojne nga burgu sikur te jene ne zyre te tyre.
    Me Tirane jane rikthyer disa banda , te shfaqura sot si SHPK, te cilat nen ombrellen e aktivitetit te biznesit si dhe ne durres elbasan e fier marrin te gjithe tenderat kryesore dhe leje ndertimi.
    Perballe kesaj situate katastrofike, ne merremi me reagimin e opozites.
    Thjesht po sensibilizojne ne nje menyre qe atyre ju duket me e mira. Por kjo eshte forma.
    Ne kete moment gjithkujt duhet ti interesoj permbajtja.
    Ka 100 arsye mos besosh te PD. Jam dakort.
    Por ne kete vend nuk ka shoqeri civile, shoqata, sindikata, e ku di une.
    Ndaj ne thelb nje reagim i forte i opozites eshte me shume pozitiv, se i diskutueshem.

  2. Ideja dhe qellimi shume i mire..por realizimi shume qesharak dhe i padobishem.

    E kam shkruar me kohe se keta te PDs kane probleme ne menyren e komunikimit me publikun.
    Nuk dine te percojne idete qe kane . Menyrat qe perdorin jane shume te vjeteruara per te mos thene idjote ( si ajo e te berit nje deklarate cdo dite kundra qeverise) .

    Ne PD duhen marre reforma vertet te thella. Duhet te shkeputen nga menyrat e vjetra ( komuniste) te te berit politike dhe propagande. Populli ka avancuar, shohin se si behet politike ne vendet me te zhvilluara dhe kur e krahasojne me menyrat foshnjerore te PDs e kuptojne qe kan te bejne me klloune cirku.

    Me vjen keq por kea nuk me ngjallin besim.. dhe ne fund ne zgjedhje do arrijme prap ne pozicionin e urryer qe duhet te votojme jo per me te mirin por ate me pak te keqin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *