• |
ide | kryesore

Bojkoti i vogël, bëhet qesharak pa bojkot përfundimtar

2, Ide

Zgjedhja e Lulzim Bashës, për të bojkotuar hapjen e punimeve të kuvendit, duke u nisur drejt Shkodrës, mund të kishte qenë një lëvizje e zgjuar propogande. Ai arriti në pak minuta t’i sfumonte fjalimet bajate të socialistëve, ai mori vëmendjen e mediave dhe zëri i tij u dëgjua live, përpara Taulant Ballës apo Fatmir Xhafës, që flisnin në të njëjtën kohë.
Nëse qëllimi i tij i vërtetë ka qenë ky, ai me siguri që i’a ka dalë.

Ai u bë sot lajm i parë.

Por, po të dëgjoje ato që Basha tha, pretendimi ishte shumë më i madh. Pasi floli për Agron Xhafën, 6 vrasjet dhe 2 rëmbimet në Shkodër, deputetët e lidhur me bandën e Shullazit, kreu i PD arriti në përfundimin: “vendi ynë nuk mund të jetë në një fole krimi siç është sot parlamenti shqiptar”.

Por, megjithëse ky konkluzion, që u përforcua me dhjetra shembuj të tjerë, mëtonte të shpjegonte se përse opozita nuk ishte në parlament, por në sallën e turizmit të vjetër të qytetit verior, ai mund të shërbejë si guri themelit të një pyetje më të madhe.

Sepse të gjithë argumentat që kryedemokrati dha për të mos qenë në sallën e kuvendit ditën e parë, janë njësoj të vlefshme për të argumentuar edhe pse opozita nuk duhet të kthehet më kurrë aty.

Të thuash se vendi i opozitës nuk mund të jetë brenda një çerdheje krimi, nuk ka vlerë vetëm për një ditë: ajo ose është fillesa e një bojkoti më të madh, ose është thjeshtë frasa propogandistike e radhës.

Me mënyrën se si e ka nisur këtë sesion të ri parlamentar, Basha e ka vënë veten para dilemës së përhershme, asaj të njeriut që ngre gjithnjë steka të larta, megjithëse e di që s’do t’i kapërcejë dot ato.

Ky përfytyrim kolektiv, ka bërë që shpesh ditët e fundit, kundërshtarët e vendosur t’a përkthejnë radikalizmin e tij me ftesën për një pazar të ri, të ngjashëm me atë të 18 majit.
Kjo i ka bërë edhe kritikët brenda llojit që mos i marrin seriozisht ultimatumet që ai ka lëshuar ndaj oligarkëve të Ramës.

Kjo ka bërë që në rrjetet sociale të gëlojnë memet që e paraqesin me jastëk në dorë.

Edhe për këto arsye, Lulzim Basha është i dënuar të shkojë drejt hapit final. Argumentat që dha sot nuk mund t’i kthejë më pas. Po t’i besosh ato, ai vërtet nuk ka më vend në atë parlament.
Ose në të kundërt, kritikët dhe kundërshtarët kanë të drejtë: ambicia e tij nuk shkon më shumë sesa një pakt humbës me Ramën, apo se vjedhja e audiencës së Taulantit dhe Fatmirit.

©Lapsi.al

16 Comments

  1. Nuk ka dyshim qe opozita e ne vencanti PD nuk duhet te futet me ne kete parlament kriminelesh e qeveri hajdutesh. Prandaj cdo hyrje ne te e njollos Bashen. Tani eshte koha per te vepruar, mjaft me llafe

  2. Qadra osht zgidhje.Duhen djeg mandatet , duhet bojkot dhe duhet me u mshel n qader t pakten 6 muj ose 1 vit.Kyt her duhet t futet n qader edhe lsi dhe krejt analistat dhe opinionistat qi kerkojn demokraci ,zgjedhje t lira .

  3. Nuk ështën ndonjë gjë e re ideja e Bushatit që opozita të largohet nga parlamenti.
    Këtë “rekomandim” e pat dhënë ministri socialist i jashtëm gjerman, kur pat thënë se në Shqipëri mund të bëhen zgjedhje edhe vetëm me një parti, Partinë socialiste ish PPSH.
    Këtë ide mbështeti edhe Ben Blushi që shqiptarët duhet të drejtohen vetëm nga socialistë e përplasje politike të klaneve socialiste.
    Po çfarë do të përfitonte demokracia shqiptare apo vetë shqiptarët nga një situatë e tillë ?
    Të përmbyset qeveria kriminale e Ramës me revolucion të dhunshëm ?
    Jo more Bushat jo.
    Boll viktima me dhjetra mijra ka pasur Shqipëria nga “revolucionet komuniste”.
    I kanë ikur Shqipërisë mbi një milion e gjysëm shqiptarë e nëse do të plaste edhe një luftë tjetër civile si ajo e 97-tës, popullsia e Shqipërisë mund të katandiste aq sa ajo e Malit të Zi.
    A ka mundësi që ashtu siç po vepron disidenca antikomuniste rumune në emigracion, mediat shqiptarë t’ju bëjnë thirrje qindra mijë shqiptarëve emigrantë që të vijnë e të protestojnë, por edhe të votojnë kundër kësaj qeverie të krimit ?
    Më së pari, shqiptarët duhet të protestojnë para mediave që e mbështesin këtë qeveri kriminale por edhe atyre që përpiqen që të zhvlerësojnë opozitat partiake.

    Këta të fundit janë akoma më të rrezikshëm se mediat e hapura enveriste apo edviniste, sepse shiten si opozitarë, e kërkojnë eleminimin e opozitës partiake.

  4. A nuk mjafton o Bushat Taulant Balla me ate paraqitjen e tij si leshko që kujton se po e “dërmon” liderin e opozitës Basha duke e quajtur “Lylëzim”, që ti vish edhe ti në ndihmë ?

  5. Nje fare fitoreje e arriti dje opozita sepse lajmi kryesor nuk ishte hapja e punimeve te Kuvendit, por opozita ne Shkoder. KM nuk mbajti fjalim dje per “fitorjet e njepasnjeshme”, Z. Balla doli bllof, Z. Xhafaj beri nje deklarate te cuditshme duke thene se te vraret ne Shkoder ishin vrases dhe nuk tha se pse nuk ishin arrestuar me pare kur dihej se ishin vrases. Pra mazhoranca dje pati nje krisje ne ligjerimet dhe arsyetimet e saj. Por,” gabimi” me dashje ose padashje i Bashes dje, ishte se pas premtimit qe do ta clironte qeverisjen e Shqiperise nga krimi, nuk foli per menyren se si do te behet kjo gje duke krijuar konfuzion ne rradhet e ndjekesve te vet. Mjafton te shohesh se cfare shkruhet me siper nga komentuesit per ta kuptuar kete.

  6. Nuk djeg karieren politike te ndertuar me ndihmen e sorosit ne hollande o bushat sa do te ulerish ti dhe te tjere,nuk i pelqen vetvrasja politike atij.

  7. A keni ken noihere ne zall-kirit,aq besim ka dhe Busha ne shkoder.U kthy prej lejet me tepen energji dhe pa shqypnin me dore,e pse te futemi ne parla kur une kam 80 milion eura ,hajdeni dhe hani ket qe po baj une mender me thane dhe pu shkjojme ne Venecia me protestue.

  8. andi dhe komentuesit gjysem analfabete! Nuk e kuotoj qe cfare kerkojne disa kosovare qe komentojne ketu! Gjysem analfabete te saliut! Rama vjedh genjen por num vret, nuk i ka duart me gjak te pafajshem shqiptari! Shaheni ramen sa te doni por jo te mbroni “udheheqesin historik” kriminel sali

    1. O berti rilindas kot mundohesh të fshehësh emrin, fshih më mirë injorancën, komentuesi më lart ka shkruar në dialektin e Shkodrës dhe jo të Kosovës.

  9. Sakte bushat, thu:
    -Të thuash se vendi i opozitës nuk mund të jetë brenda një çerdheje krimi, nuk ka vlerë vetëm për një ditë: ajo ose është fillesa e një bojkoti të madh, ose është thjeshtë frasa propogandistike e radhës.

    Luli do ene 10 dite te tjera
    qe ta mbaroje planin Marshall!, uhuhuh

    ‘Basha e ka vënë veten para
    së përhershmes,
    asaj te Impotentit që ngre steka të larta dhe e di që s’do t’i kapërcejë’.

    Edhe njehere ky radikalizim i tij cmohet si ftesë për një pazar të ri, si Qepalloria ’18 maj’

    Piktori nga Ana e vet po bo gati Big mackun.

    Dhe keshtu shtyhet ene 1 vit….
    Ne janar do kapjen peshqit e Mdhenj, ka thon luja…
    Kinezerishte, nuk tha gjo cilin vit.
    Nderkaq ne Kosove ka ra zjarri…duhet ne I dhuru pasuribe kolosale Serbise!
    Pritet zjarri tjeter per Detin me nafte: duhet me ja dhuru Greqise…

    Shqiperia paguan e paguan: me naften qe grabitet barbarisht, me kromin, arin etj, etj, pagoi me Arin e Londres e Arin e Thesarit te shtetit (te parin e moren me ‘marreveshje dyshe’, si po thone tani per Mitrovicen.
    Te dytin e mori nji…. gomor Krrabs ne tunelin ushtarak, ku s’afrohet as thnegla dot, yyyyfffff)

    Prandaj ky vend mbahet Xhungel- Qenef,
    Super- Koloni moderne.

    (Prandaj Vetingu kap ca peshq por Jo Peshkaqenet,
    se keta I dine ca gjona e ca Gerdecer e I kane vu ca dokumenta ne… Dajt e gjetke.)
    Veten breket qe s’kina ule, ka thene saliu (dmth aq na kane xhvatur e xhunglosur e poshteruar). Kurse Piktori heq citjanet ofron sum…
    per te teeere!, te mirseardhur!

    Mjere!!

    Shqiperine e mori lumi,
    Shqiptar, mos rri po duku, Shqipetar!

  10. Ngjarjet ne Kosove tregojne se diku jane hedhur zaret dhe kjo eshte e lidhur plotesisht me shqiperine.Asgje te rastesishme nuk ka,gatuhet ndonje corbe dhe e hane idiotet.Zogu tre dite para pushtimit nga Italia tha ..se do vesh opingat dhe do te dali ne mal..dhe dihet qe ja mbathi me gjithe florinjte e shqiperise.Keshtu jane dhe keto karrliqet e Bashes apo te Rames,njeri ja fut pordhes tjetri ja fut sumes.Hajdute te dy,por Basha ka shume ngarkese negative,vrasje dhe vjedhje,dezertim dhe genjeshtar.Akoma prisni nga Basha qe te behet lider,eshte i vdekur qe pa lindur sepse i mungon karizma.Per Bashen dhe Moniqen e presidentit edhe 10 vjet te tjera do te rrije Rama ne fuqi,po a durohet ky trap i vetedijes idiote ?

  11. A e kupton andi bushati demin e madhe qe po i shkakton Shqiperise me percarjen, qe mbjell e korr c’do dite me artikujt e tij! Nuk me vjen keq, qe nje njeri qe ka vuajtur dhe shan ed ramen dhe ka te drejte, por andi? I perkedhelur nga komunizmi, i perkedhelur nga saliu dhe edi ,andi u kthye ne nje idiot te semure i mbushur me urrejtje! Armatos me urrejtje edhe disa injorante te saliut! Shqiptareve nuk u duhet me percarja! Boll na ndau enveri,boll na ndau saliu boll na futen ne vellavrasje! Rexoheni ramen me demokraci dhe jo me lufte! Jane disa komentues ,qe nuk kuptojne te miren nga e keqja! Pse? Sepse jane te pa edukuar jane gjysem analfabete dhe ju ka ngelur vetem urrejtja! “Uthulla e forte dhe vjeter prish enen e saj” thoshin te paret tane! Mos o andi se na duhesh, mos o sali se i duhesh pd dhe ketyre injoranteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu