• |
ide | kryesore

Çështja kundër Izet Haxhisë përsëri në ngërç, tërhiqet trupa gjykuese

Arkiva



Izet Haxhia prej më shumë se 3 muajsh është duke u përballur me refuzim për tu rigjykuar për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdarit, nga gjyqtarët e Apelit në Tiranë.

Mësohet se dhe trupa që është përzgjedhur për të gjykuar çështjen në Apel ka dhënë dorëheqjen.

Sipas informacioneve bëhet me dje se edhe gjyqtarët e trupës së dytë që janë: Valdete Hoxha, Genti Shala dhe Astrit Haxhialushi, kanë kërkuar të dorëhiqen nga kjo çështje me argumentimin se kanë konflikt interesi.

Këresa e tyre pritet të shqyrtohet në ditët në vijim, por mundet që kreu i Gjykatës së Apelit në Tiranë të mos e pranojë kërkesën e tyre.

Nga kjo situatë e krijuar, Gjykata e Apelit me shumë gjasa do t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të zgjidhur këtë ngërç, duke deleguar gjyqtarë nga gjykatat e tjera të apelit në vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *