• |
ide | kryesore

Ditë e keqe për shqiptarët e Seria A (Notat dhe komentet)

F1, Sport



E dielë e zezë për futbollistët shqipëtarë të  Serisë A, skuadrat e të cilëve nuk kanë regjistruar rezultate shumë bindëse. Sigurisht, nuk kanë marrë as vlerësime pozitive për paraqitjet e tyre në fushën e lojës, me portalin e “Eurosport” që nuk ka kursyer kritikat.

Më keq e ka pësuar Elseid Hysaj, me notë dhe koment shumë negativ për ndeshjen e humbur 3-0 nga Napoli përballë Sampdorias. “Shpërqendrime të tjera pas atyre ndaj Milanit. Një fazë mbrojtëse rrëqethëse”, shkruan “Eurosport”.

Etrit Berisha, ia hedh me një notë 5,5 pas humbjes 1-0 të Atalantës përballë Kaljarit. “I ngathët te goli i Barela. Është e vërtetë që kishte devijim nga Pasaliç, por nuk ishte perfekt në dalje. Të krijon gjithmonë frikë”.

Me notën 6 e mbylli Gjimshiti këtë ndeshje, ku doli në pushimin e pjesëve pak çaste pasi kishte shkaktuar faullin nga i cili erdhi goli. “Nuk ishte perfekt në pjesën e parë, por luajti rolin e tij ndaj Pavoletit”.

I vetmi që ka shpëtuar ishte Strakosha, me notën 6 në fitoren 1-0 të Lacios ndaj Frozinones. “Jo edhe aq i vënë në punë nga sulmuesit e Frozinones, paksa i pavendosur në daljet e larta, por kjo është si të kërkosh me qiri një gabim në një ndeshje pozitive”, shkruhet në portalin e rrjetit të njohur televiziv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *