• |
ide | kryesore

Greqi, zbulohet një plantacion me plot 1100 rrënjë kanabis, në kërkim shqiptari

Lajme, Të fundit



Policia greke ka zbuluar në rrethinat e Selanikut një plantacion me 1.100 rrënjë kanabis.

Një shtetasi sirian që u gjet aty i janë vënë prangat, ndërkohë që policia po kërkon një shtetas grek dhe një shqiptar, të moshës 24 dhe 25 vjeç.

Të tre ata kishin krijuar një impiant të kompletuar të kultivimit të kanabisit.

Fidanët ishin mjaft të zhvilluar dhe lartësia e tyre shkonte deri 3 metra.

Fare afër plantacionit ndodhej edhe një çadër ku strehoheshin tre kultivuesit. Aty u gjet dhe një sasi kanabisi me peshë më shumë se 7 kilogramë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *