• |
ide | kryesore

Krichbaum godet sërish: Negociatat e Shqipërisë nuk janë të hapura

Arkiva, Kryesore



Deputeti i së djathtës gjermane Gunther Krichbaum ka goditur sërish. Ai ka pohuar edhe njëherë se ndryshe nga sa thotë propaganda qeveritare, negociatat e Shqipërisë me BE-në nuk janë automatikisht të hapura në vitin 2019. Ai ka treguar se përse deputetët e CDU-CSU, e bojkotuan darkën me Edi Ramën në Berlin dhe e ka kushtëtzuar përparimin e shqipërisë drejt BE-së me zgjedhjet locale të qershorit 2019.
Në një intervistë për Panorama, Krichbaum theksoi: “Situata është shumë e qartë: BE nuk ka marrë një vendim për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë. Ajo do ta rishqyrtojë çështjen në Këshillin e ardhshëm të qershorit 2019 dhe pastaj do të marrë një vendim përfundimtar në Këshillin e dhjetorit 2019. Prandaj, nuk ka automatizëm në lidhje me hapjen e negociatave të pranimit. Përkundrazi, vendimi do të merret nën dritën e përparimeve dhe zhvillimeve të arritura. Para këtij vendimi në dhjetor, qeveria federale duhet të kërkojë miratimin nga Bundestagu”. Deputeti i përtisë së Merkelit, pasi ka hedhur poshtë propagandën qeveritare se negociatat u hapën dhe Shqipëria mori një datë ka vënë si kusht edhe zgjedhjet e ardhshme loKale: “Nëse zgjedhjet vendore të vitit 2019 do të zhvillohen sipas ligjit të vjetër zgjedhor, nuk shoh ndonjë shans real për hapjen e negociatave për anëtarësim në 2019” i tha ai të përditshmes shqiptare.
Ngezjen e shqipërisë në klasë këtë verë deputeti gjerman nuk e ka parë vetëm thjeshtë si çështje ekuilibresh politikë në mes vetë europës, por si dështim të qeverisë shqiptare për të përmbushur detyrat: “Në vjeshtën e vitit 2016, Grupi Parlamentar CDU/ CSU, bazuar në kushtet e Komisionit Europian, publikoi një dokument prej 7 pikash, ku renditeshin reformat që priteshin nga grupi parlamentar për të hapur negociatat e pranimit. Për fat të keq, 2 vjet e gjysmë më vonë, duhet të konstatojmë se ka pasur pak përparim në këto çështje. Këshilli Europian ka bërë përsëri të qartë se në cilat fusha duhet të arrihet përparim përpara se të fillojnë negociatat e pranimit” ka thënë ai. De si për të përforcuar këtë ide ka shtuar: “… u bë e qartë se, përveç Gjermanisë, edhe vende si Franca apo Holanda kishin gjithashtu rezerva për hapjen e negociatave të pranimit”.
Në fund ai ka shuar kuriozitetin edhe për lajmin që u përhap në Tiranë se deputetët gjermanë bojkotuan një darkë të shtruar nga Rama në Berlin kur shkoi të lobonte për hapjen e negociatave. Krichbaun jo vetëm e ka ka pranuar këtë bojkot por ai ka theksuar se ai u krye si pasoj ne dhunës verbale që përdorën mediat pranë qeverisë. “Jo vetëm unë e kisha anuluar pjesëmarrjen time në darkë. Pothuajse të gjithë deputetët e CDU/CSU hoqën atëherë dorë nga kjo darkë, duke iu referuar fushatës mediatike. Ndërkohë, kam përshtypjen se situata është qetësuar dhe duhet të shohim përpara” ka thënë Krichbaum.



10 Comments

  1. “” Krichbaum ka vënë si kusht edhe zgjedhjet e ardhshme lokale”””

    ahaha… kush e pjerdh kete.. Ky na nxorri nje kusht te ri tani. ( sepse ashtu i vjen sinjali nga PDja) .
    Ne deklaraten e BEs dhe te Merkelit thuhej shume qarte ‘ NUK KA ASNJE KUSHT SHTESE’…
    Kushtet nuk vihen nga deputete te vecante te parlamenteve te vecanta, por nga BEja.
    Imagjinoni sikur cdo deputeti te nje parlamenti europjan ti ngrihej bibilushi dhe te vendoste kushte per per ceshtje te caktuara te BEs. Do te ishte nje xhungel.

    ehuuuu deri sa te vije data ne 2019 kushedi sa qindra kushte do te na dalin ne media, portale per hapjen e negociatave.

    1. Po leri mënjanë deputetët gjermanë apo europianë o u-jk.
      Ti vetë si shqiptar, çfarë hajri ju ke parë të tillë kryetarë bashkie si Roshi, Bushi, Sejdini,Tërmeti, Dako, Veliaj etj. që të ka përzgjedhur Edi Rama ?
      Të gjithë këta i ke të përzjerë me bandat mafioze të drogës njëlloj si dy ministrat e mbrendshëm.
      Cilido deputet i BE, zgjidhet me votat e vendit të tij.
      Përse do t’ja japin votat e tyre prindërit gjermanë, francezë, italianë apo anglezë, deputetëve “aleatë” socialistë të Ramës ?
      Apo që të helmohen fëmijtë e tyre me drogat e Ramës e bashkëpuntorëve të tij ?

  2. Rama dhe pothuaj e gjithe qeverija,na thoshte,se tani na eshte dhene nje date per celjen e negociatave.Bile Spiropalli,u corr,sa iu muar edhe zeri,qe pse nuk gezohet opozita,tani qe na u caktua nje date.He moj Spiropalli,pa na thuaj sot,kur na qenka kjo date dhe pse e keni kete deshire,kete zakon,kete mani,qe te genjeni,e vetem te genjeni,per cdo gje,e ne cdo kohe.Por harroni se rrena i ka kembet e shkertra dhe ja ku del ky gjermani i “keq”,qe jua nxjerr bojen fare,dhe ju nxjerr lakuriq,ashtu sic jeni ne te vertete.Turp per ju te gjithe qe genjyet e vijoni te genjeni,turp.

  3. Kete e dine te gjithe: ska negociata te hapura edhe per shume kohe. Te gjithe shqiptaret e kane kuptuar qe BE ska per tu bere kurre realitet. Shumica perpiqen te largohen nje ore e me pare, kurse propoganda rilindase perpiqet te na thote qe jo vetem qe negociata jane hapur , por paskemi hyre ne BE qe ne 2013!!!

    1. Ehhh more jk..i! Kirchbaum nuk nje deputet i thjeshte e pa peshe ne europe. Eshte krietari i grupit parlamentar per ceshtje europiane. Nuk ka qene ndonjehere emigrant ne itali qe ka bere njemije te zeza, dhe pastaj ffapp, deputet parlamenti. Dhe ta kesh te qerte qe po ju ngrit bibilushi ketij, ty dhe llojit tend ua ka grisur brymen edhe me keq.

  4. Pse cfare priste populli?! Populli pasqyre e Edi Rames eshte!!!…Keshtu qe s’ besoj se pret ndonje hapje negociatash!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *