• |
ide | kryesore

Kuvendi nis sot punën, cilat janë pikat e nxehta që do të diskutohen

Lajme, Të fundit
kuvendi-2.jpg



Do të nisë sot sesioni i ri parlamentar. Kuvendi do të mblidhet në orën 10:00, ndërsa në faqen zyrtare është publikuar edhe rendi i ditës.

Dita e sotme është parashikuar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës për shkak të zhvillimeve gjatë verës.

Në 3 javët e para, Kuvendi i Shqipërisë  parashikon shqyrtimin e 33 projektligjeve, ndërkohe që parashikohet të rrëzohet dhe dekreti tjeter i presidentit, ai për projektligjin për tatimin mbi të ardhurat.

Ndërkohë krahas ligjeve të tjera në këtë sesion parlamentar, ajo që ka rëndësi dhe që do marrë energji nga të gjitha kampet politike në tentativë për të gjetur konsensus, është reforma zgjedhore. Në shtator pritet që në tryezën e punës të hidhen propozimet konkrete, kjo pas disa tryezave konsultative me grupet e interesit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *