• |
ide | kryesore

Mbledhja e grupit të PD, ku do fokusohet aksioni, Basha: Prioritet çlirimi i qeverisjes nga krimi

Lajme, Të fundit



Nisja e sesionit te ri parlamentar ka mbledhur edhe grupet parlamentare të dy partive kryesore. Ndërkohë në kampin blu Partia Demokratike ka mbledhur në orën 10:00 të ditës së sotme grupin parlamentar. Në mbledhje janë diskutuar tre shtylla kryesore ku do fokusohet opozita, konkretisht situata e rendit dhe krimit, ekonomia, dhe reforma në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij në mbledhje, Basha ka thënë se duhet të çlirohet qeverisja nga krimi, ndërsa po minohet reforma në drejtësi, pasi 11 gjyqtarë janë konfirmuar në detyrë jashtë rregullave.

Çlirimi i qeverisjes nga krimi është prioritet mbi gjithçka. Bashkëqeverisja e Rames me krimin po shkatërron gjithçka. Në lidhje me reformën në drejtësi janë 11 gjyqtare të paktën janë mbajtur jashtë rregullave. Janë të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Rames. Procesi i vettingut është i korruptuar prej fillimit. Fillimi i sesionit do te jete nisje e transparencës për gjyqtaret dhe prokurorët të korruptuar që rrjeta e vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, çka hedh ne erë parimet kryesore të reformës. Synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe kjo është fare e thjeshte me kapjen e GJK, prokurorisë dhe SPAK. Ekonomia po shkon me keq për shkak të korrupsionit galopant. Ne do bëjmë evidentimin e koncesioneve korruptive” – ka thënë Basha në mbledhje.

Ndërkohë mësohet se vendimi në raport me parlamentin pritet të merret në mbledhjen e orës 15:00.

 



3 Comments

  1. Palle te ka zen frika qe ze vetingun ne goje. Ka kush i kontrollon ata ti mos fut hundet ku nuk te takon. Do te krijoj opinion basha qe me demek po na e kap drejtesin qeveria. Po ke ankesa ik te rruga e elbasanit se te sqarojn ata. Ta ben te ditur njeher ata qe mos e zini vetingun me goje se nuk do lejejom askend ta perbalt. Leri perallat bashe se ta dim hallin, tendin dhe babes tat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *