• |
ide | kryesore

Ngjarjet kriminale në Shkodër, Xhafaj ‘lan duart’: Viktimat ishin të përfshirë në vrasje si autorë

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj foli në Kuvend edhe për vrasjen e fundit në Shkodër. Ndonëse nuk zbuloi shumë për shkak të hetimit, Xhafaj tha se viktimat kanë qenë të përfshirë në vrasje të mëparshme, si autorë. Por sidoqoftë fakti që ngjarjet nuk janë zbardhur, do të thotë se policia e shtetit ka dështuar në këto raste. 

“Nuk dua t’i hyj fare diskutimit, se cili është konteksti i vrasjeve që kanë ndodhur këto muaj në Shkodër, as dhe cila është natyra e disa prej viktimave të përfshira në këto ngjarje, apo sa dhe si këta të fundit, kanë qenë vetë të përfshirë në vrasje të mëparshme si autorë të vrasjes. Kjo nuk është detyra ime sot. Kjo është përgjegjësi e hetimit që është duke u zhvilluar me shumë intensitet, me një përgjegjësi të veçantë së bashku me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër”, tha Xhafaj.

©LAPSI.al 

 



17 Comments

        1. O cunat e call centerit te PD jo te njejtin koment me emra te ndryshem se dalloheni o te mjer qe genjeheni me nje sufllaqe

    1. Po kte e di edhe nje person ne vitin e 2 te fakultetit te drejtesis qe kur ka hetime nuk mund te flitet per shkak te sekretit. Beni ndonje search kur beni artikuj

    1. Disa e quajn larje duarsh disa e quajn profesionizem por e sigurt eshte qe ky xhafaj nuk eshte si Basha minister qe lante hesapet dhe nuk fle gjume si Basha minister.

  1. Ky eshte totalisht kashte loje. Ose e genjejne ose genjen vete. Asnje bande nuk eshte goditur, asnjeee. Asnje bande ne Durres, asnje ne Elbasan, Asnje bande e njohir ne Vlore, ne Fier as qe behet fjale.
    Xhafa ne krye te min se brendshme, u ne me shume se 1 vit e gjysem, kohe e mjaftueshme per te patur rezultate konkrete.
    Eshte e vertete qe si nr vrasje , sot ka me pak, por sot te gjithe banditet me me emer jane te lire , ne rruge , ne aktivitet.
    Sa kohe i duhet Xhafes te mbledh prova?!!!
    E verteta eshte qe Xhafa i ka duart e lidhura. Policia nuk hyn dot ne Elbasan , pa Ok e Sedinit. Nuk hyn dot ne Durres pa Ok e Gjushit, e keshtu me rradhe.
    Nuk kuptoj pse e mban kete pergjegjesi akoma!
    Lufta ndaj krimit kerkon vullnet politik.
    Ke ka pas Xhafa?! Mendoni se Rama eshte suport?! Sekretari pergjithshem e pranon si normalitet, qe nje kapobande e njohur ne vend, i denuar me vendim gjykate ne Itali me 21 vjet per organizim bande kriminale, dhe trafik, i ndaluar ne Greqi ,deklaron pa ju dredhur syri qe e ka mik familjeje.
    Ndaj mos u bej gazi botes, dhe hap krahun me dinjitet.
    Mos e merr ti kete barre mbi shpatulla, se ti dhe kushdo tjeter, e ka te pamundur ne kete situate.

  2. Prit gomar te mbij bar. Aty po vriten njerez, ne mes te qytetit, ne mes te dites, ju thoni po gjejme prova. Qytetaret po denoncojne, dhe policia as nuk mund ti shoqeroj me komisariat , jo me ti arrestoj dhe nxjerr ne gjyq.

  3. Nese policia nuk vepron, nuk ben presion, ne bashkepunim me prokurorine nuk ngre akuze ndaj disa elementeve me prirrje te forta kriminale, sagra e vrasjeve do vazhdoj. Behet lufte per territor mes bandave, sepse shteti po tregon qe nuk ka kontroll mbi territorin.

  4. Nese vrasjet nuk zbulohen brenda 48 oreve te para, pas ndodhjes, shanset per tu zbuluar me vone jane pothuajse zero. Vrasjet ne Shkoder do te vazhdojne, ne mos sot pas nje viti ose dy. Ky ka qene gjithmone mekanizmi i tyre. Keshtu qe ……….

  5. Vrasje do kete, ka dhe ne europe dhe amerike, kudo. Po shteti aty ku ato shfaqen, vepron, rivendos rendin , duket , shfaqet, tregon forcen e tij. Ketu aktualisht, duket sikur shteti nuk ekziston. Asnje hetim i mirefillte, nga fillimi ne fund. Hetime qe mbeten rrugeve , sic thote i madhi Rama.
    Krime te renda qe ndodhin ne mes te qytetit, mbeten pa autore.
    Fisi bajrabe denoncojet pa pushim nga qytetaret, per krime, trafic, gjobevenie dhe policia as nuk hyn dot ne zonen ku ata banojne.
    Kjo quhet gjunjezim i shtetit, perballe krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *