• |
ide | kryesore

Përplasje mes lojtarëve dhe Federatës, Danimarka braktis grumbullimin dhe rrezikon dënimin nga UEFA

F1, Sport



Danimarka rrezikon të mos marrë pjesë në Ligën e Kombeve, kompeticioni i ri i organizuar nga Uefa për skuadrat përfaqësueses. Sipas Mundo Deportivo, Federata daneze ka lajmëruar tërheqjen nga turneu për ndeshjet me Sllovakinë e Uellsin për shkak të një konflikti me futbollistët për kontratat e sponsorizimeve: një mungesë akordi mes palëve ka bërë që futbollistët të braktisin grumbullimin dhe të kthehen në shtëpi.

E nuk mbaron me kaq, sepse tani Danimarka rrezikon të jetë edhe pa trajner duke qenë se – sipas asaj që raporton Bbc – edhe tekniku Haraide e asistenti i tij Tomasson janë larguar. Për ta përmbyllur, Danimarka tani rrezikon dënime të ashpra, përfshirë edhe përjashtimin nga të gjitha kompeticionet Uefa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *