“71 të arrestuar, 17 të shpallur në kërkim dhe 129 të proceduar në gjendje të lirë”, ky është bilanci që raporton Policia e Tiranës vetëm për javën që lamë pas.
Ndër të tjera komunikohet:
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë gjatë 1 jave
Gjatë javës që lamë pas strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë kanë proceduar penalisht 217 autorë krimesh, nga këta:
– 71 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale
– 129 shtetas të proceduar në gjendje të lirë
– 17 shtetas të shpallur në kërkim
Ka vijuar monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane me Radar me qëllim mbajtjen në kontroll të shpejtësisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë ku gjatë kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 47 shtetas, nga këta :
– 11 shtetas të proceduar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit Rrugor”
– 33 shtetas të proceduar për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”
– 3 shtetas të proceduar për “Largim nga vendi i aksidentit”
Kanë vijuar takimet sensibilizuese me komunitetin kundër kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe ka vijuar kontrolli i territorit.
Janë plotësuar 22 Kërkesë Padi për Urdhërmbrojtje të Menjëherëshme.
Janë kryer takime dhe mbledhje me shefat e komisariateve të kryeqytetit, për caktimin e porosive dhe prioriteteve në drejtim të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë.
Për çdo emergjencë telefono në numrin 112″, thuhet në njoftimin zyrtar.
Sa me i degjenerume dhe i deshtume eshte nje institucion,aq me shume shifra prezanton ai para qytetareve.Ato te 71 Jane xero para atij qe goditi shpine e gazetares.
Bilanc pas pushimeve???
Boooosa vari karin qenka ai qe paska urdheruar te publikohet bilanci!!!
Te jem ne vend te Xhafes verifikoj a ja mban xhepi pushimet, ku i ka bere, dhe kur eshte kthyer. Dhe ristrukturoj komplet policine e Tiranes!
Arrestime se ka harruar patenten ne shtepi? Dhe nje bythqir eshte drejtor…
Arrestuar dhe ata qe shesin majdanoz dhe qumesht ne trotuar,kurse kokat e -Hashashaxhinjve-kapardisen lokaleve me luksoze se kane mbrojtjen e kesaj qeverie te lidhur me krimin .
Te 71 Jane fakira.Kapot dhe kriminelet Jane te lire.Ata Jane ortake me shtetin dhe policine.A ke noj gjithe me na thane per keto ngjarjet e bujshme,keto statistician qoji te Partia se i duhen per bilanc.
Jeni bere si ke komedia “Prefekti”, ku arrestoheshin njerezit kot se lexonin shpalljet ke shtylla