• |
ide | kryesore

Rifillimi i kuvendit, PS mbledh Kryesinë ndërsa PD grupin parlamentar, takim edhe me aleatët

Lajme, Të fundit



Partia Socialiste pritet të mbledhë në orën 09:00 të paradites Kryesinë e Partisë, ku  përveç diskutimeve për sesionin e ri do të diskutojë  dhe rendin e ditës për Asamblenë që mbahet të  premten e 6 shtatorit, ku do të analizohet performanca e qeverisë.

Ndërsa PD në orën 10:00 do të zhvillojë një takim me aleatët dhe grupin parlamentar. Në orën 12:00, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi do të thërrasë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për të diskutuar punën dhe kalendarin 3 javor.

Konferenca e Kryetarëve do të rikthejë debatin për Teatrin e ri Kombëtar, ku në bazë të programit me 13 shtator parashikohet që dekreti i Presidentit të kalojë për votim në seancën plenare.

Ky moment pritet të tensionojë marrëdhëniet mazhorancë-opozitë, ndërsa Lulzim Basha disa ditë  më parë  vendosi vijën e kuqe, duke paralajmëruar prerë PS se në qoftëse  e rikalon ligjin për Teatrin do të sjellë përplasje civile.

Në 3 javët e para, Kuvendi i Shqipërisë  parashikon shqyrtimin e 33 projektligjeve, ndërkohe që parashikohet të rrëzohet dhe dekreti tjeter i presidentit, ai për projektligjin për tatimin mbi të ardhurat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *