• |
ide | kryesore

Ronaldo presidenti, mijëra njerëz e presin në rrugët e Valladolid

Sport



Aventura e re për Ronaldon në futboll filloi tashmë: Fenomeni është aksionisti i mazhorancës së Real Valladolid. Entuziazmi i brazilianit është i pafund në ditën e prezantimit si president i klubit spanjoll: “Duam të rritemi deri ku ëndërrat tona e lejojnë. Jam i dashuruar me Castiglia e Leon, me Valladolid e me skuadrën. Kam kaluar shumë etapa në botën e futbollit për të arritur deri këtu”.

Një prezantim së bashku me kryetarin e bashkisë Óscar Puente për ish-Topin e Artë që kthehet në La Liga si president i Pucelanos: “Ky drejtim i ri do të përcaktohet me katër fjalë: kompetitivitet, trasparencë, revolucion e social”. Sepse Ronie sigurin se do të ketë një impenjim bashkëveprues edhe pse ka 51 per qind të aksioneve të shoqërisë: “Ftoj tifozerinë të marrë pjesë në projekt. Na jepni ide, opinione, kritika e shpresë: dua që të jeni pjesë e të tashmes dhe të ardhmes së Valladolid” .

Sinjifikative edhe përshëndetja e ish-numrit 1 Carlos Suárez, që do të qendrojë në klub si administrator i deleguar: “Ardhja e Ronaldos do të na lejojë të bëjmë kalimin në kualitet, i uroj mirëseardhjen në shtëpinë e tij”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *